10 rrugicat më tërheqëse në botë

Secili qytet identifikohet me ndonjë rrugë të famshme që ka histori të bujshme… dhe zakonisht këto rrugë apo rrugica janë të ngushta, të rrëpira, por që përshkojnë pjesët më romantike të qytetit. Shikoni në vazhdim këto rrugica të këndshme që konsiderohen ndër më piktoreske në botë.

rrugica111

10. Colmar, RajoniAlsace, Francë

Qyteti i vjetër i ruajtur mirë dhe shumëllojshmëria e stileve arkitektonike e bëjnë Colmarin një nga destinacionet më të popullarizuara në Francë. Ky qytet duket si nga një përrallë dhe shëtitja në rrugët e tij romantike është një nga aktivitetet më të popullarizuara.

rrugica2222

9. Birgu, Maltë

Qyteti i fortifikuar historik i Birgusë, i ngritur në pjesën e Portit të Madh, është një atraksion i  popullullarizuar turistik. Kishat e vjetra, pallatet dhe muzetë e shpërndarë gjithandej, lidhen  me një rrjet të rrugëve të ngushta dhe rrugicat piktoreske, të cilat janë me të vërtetë të bukura.

rrugica3333

8. Vilnius, Lituani

Ky qytet i  vjetër i mrekullueshëm është një nga ansamblet më të vjetra dhe më të mëdha urbane në Evropën Lindore. Vilnius përbëhet prej shumë ndërtesave të bukura nga periudha të ndryshme historike, andaj si i tillë ai është i mbrojtur nga UNESCO. Shumica e rrugëve të ngushta kanë trotuare të  vjetra autentike prej guri.

rrugica444

7. Chefchaouen, Marok

Kjo provincë është e mirënjohur me shtëpitë e kaltra dhe rrugicat unike. Vendorët janë të njohur për dashamirësinë dhe mikpritjen e tyre. Chefchaouen është i njohur edhe për punimet artizanale vendore, të cilat shiten në tregjet e atyshme dhe për kuzhinën e mrekullueshme.

rrugica5555

6. Bibury, Gloucestershire, Angli

Ky fshati i vjetër, i përmendur në Librin Domesday, është i famshëm për shtëpizat e tij  prej guri të ndërtuara në shekullin e 17-të. I konsideruar si fshati më i bukur në Angli, Bibury është padyshim shumë simpatik, me tipare tipike angleze dhe me rrugica të vjetra romantike.

rrugica666

5. Dubrovnik, Kroaci

I gjithë qyteti është atraksioni më i rëndësishëm turistik në Kroaci. Dubrovniku është në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Në mesin e shumë rrugicave të ngushta dhe të rrëpira, Stradun, e cila kalon nëpër qytetin e vjetër, është kryesorja.

rrugica777

4. San Huani Vjetër, Porto Riko

I themeluar në shekullin e 16-të, San Huani i Vjetër është vendbanimi më i vjetër në Porto Riko. Në të ka shumë vende të ndryshme që janë të mbrojtura nga UNESCO. Shtëpitë me ngjyra të gjalla dhe rrugët unike, të bëra me tulla të kaltra krijojnë një peisazh urban spektakolar.

rrugica888

3. Ping Yao, Kinë

Qyteti antik Ping Yao ishte qendër financiare e Kinës në shekullin e 14-të. Sot ai është në listën e trashëgimisë botërore për shkak të mureve të tij të lashtë. Rrugët e ngushta mesjetare dhe tregjet e ruajtura mirë tërheqin turistë nga e gjithë bota.

rrugica9999

2. Kasbah des Udayas, Rabat, Marok

I ndodhur në Oqeanin Atlantik, Rabati gjithmonë ka qenë  një nga qytetet më të famshme dhe të rëndësishme në këtë vend. Në të ka shembuj të shumtë të bukur të arkitekturës islame. Kështjella antike karakterizohen me rrugica të rrethuara me mure të bardha dhe të kaltra, që  e bëjnë atë të duket aq tërheqëse.

rrugica10 10

1. Ishulli Mikonos , Greqi

Pas Santorinit, Mikonos është një nga destinacionet më të dëshirueshme dhe të bukura për  pushime. Uji i kthjellët, shtëpitë e bardha dhe mullinjtë e erës janë të veçantat tipike të këtij vendi. Labirinti i rrugëve të tij është një tregim në vete: turistëve shpesh u pëlqen të humben në  të, derisa shëtisin në qytetin e vjetër. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *