10 shkaqe për të cilat meshkujt tradhtojnë partneret e tyre

Ndonëse tradhtitë ekzistojnë që kur ekziston edhe njerëzimi, akoma jemi larg zbulimit të këtij misteri të madh: për ç’arsye disa meshkuj kanë prirje të tradhtojnë? Të gjithë meshkujt e dinë që tradhtia është një punë e gabuar. Me shekuj të tërë monogamia konsiderohet si vlera më e madhe. Megjithatë, tradhtia nuk është vetëm një incident.

Në lidhjet jostabile dhe problematike tradhtia konsiderohet si alternativë e vetme, më e mirë se ndarja problematike apo agonia e divorcit.

Tradhtia nga disa interpretohet edhe si gabim i cili mund të kuptohet dhe të arsyetohet. Për shkak të pangopësisë seksuale, meshkujt mund të jenë besnikë vetëm aq sa u lejojnë mundësitë objektive. Në të vërtetë, ekzistojnë dhjetëra arsye për shkak të të cilave janë të gatshëm t’i tradhtojnë partneret e tyre.

10. Partnerja është rrallë apo kurrë nuk është e gatshme për seks

tradheti2

Është e qartë që në lidhje të gjata shumica e femrave humbin dëshirën për seks, duke lënë partnerët të kërkojnë kënaqje trupore. Kur shfaqet nevoja për “edhe më shumë seks”, shumica e meshkujve papritur fillojnë të “punojnë në zyrë deri në orët e vona të natës”.

Mundësia e dytë mund të jetë që seksi thjesht bëhet tepër monoton. Partnerja nuk është e gatshme për të krijuar risi në krevat, refuzon të bëjë eksperimente, nuk e dëshiron seksin oral… Disa meshkuj vërtet i tradhtojnë partneret e tyre për shkak se ato nuk i pranojnë ato akte seksuale të cilat do t’ia shkatërronin imazhin e tyre “të vajzës së mirë”.

9. Ka zbuluar që ajo ka tradhtuar e para

Kur mashkulli zbulon që partnerja nuk i është besnike, lirohet nga hidhërimi i grumbulluar dhe e bën të njëjtën gjë që e bën edhe partnerja. Për shumicën e meshkujve kjo është e vetmja mënyrë që t’u hakmerren partnereve tradhtare të tyre.

8. Joshëse dhe eksituese

Nëse femrën me të cilën flenë e trajtojnë si “trofe për seks”, me siguri së paku njëherë kanë tradhtuar. Ekzistojnë meshkuj të cilët thjesht nuk mund të jetojnë pa një kënaqësi të tillë të cilën ia ofron femra tjetër. Te disa fjala është vetëm për nevojën për të ndërruar – dhe pastaj i kthehen shijes së vjetër të preferuar.

7. Tradhtia mund të kalohet

tradhetia5

Atë që nuk e dimë – nuk mund të na lëndojë”, thotë një fjalë e urtë e cila vlen akoma. Vetëm të menduarit që askush nuk do të zbulojë se çka ka ndodhur se askush nuk do të jetë i lënduar, është arsye e mjaftueshme që meshkujt tradhtojnë në rastin e parë që u jepet. Edhe pse meshkujt dinë me dinakëri të fshehin aventurat, femrat janë shumë më të shkathëta për të zbuluar ata.

6. Tradhtia ushqen egon e mashkullit

Asgjë nuk e ngre vetëbesimin e mashkullit sikur të menduarit që e dashuron edhe ndonjë femër tjetër. Në të gjitha lidhjet e tjera, meshkujt pyesin se a vlerësohen akoma mirë nga gjinia e kundërt. Kur njëherë mësojnë se akoma mund të kthehen në lojë, u kthehen partnereve të tyre.

5. Shansi i sigurt

Është fakt i pamohueshëm që meshkujt nuk mund të thonë “jo” kur u ofrohet shansi për seks. Meqenëse meshkujt nuk janë të bombarduar me oferta erotike, ndodh që ndonjëherë të shfaqet ndonjë dhuratë e papritur.

4. Femra e cila vazhdimisht murmurin

tradhetia5555

Secili mashkull së paku njëherë ka shijuar marrëdhënien në të cilën femra kënaqet kur ia prish ditën. Krahas murmuritjes së pandalshme, grindjeve dhe fjalosjeve, kërkon mjete për të dobësuar kokëçarjen. Tradhtia është ikje e zakonshme nga ferri shtëpiak, ndërkaq ndikon më mirë dhe më shpejt se aspirina.

3. Ato nuk i lejojnë tradhtitë

E vërteta është thënë: femrat janë të gatshme më shpejt ndahen nga tradhtitë e tyre! Mbase nga frika që do të ngelin të vetmuara, apo për shkak që femrat thjesht janë qenie njerëzore mëshiruese. Disa femra madje fajësojnë veten për shkak të tradhtive të bashkëshortëve të tyre dhe ndërmarrin veprime të caktuara për të përmirësuar marrëdhëniet.

2. Partnerja më nuk i eksiton

tradhetia2

Të gjitha lidhjet e gjata kanë atë karakteristikë të pakëndshme – njerëzit thjesht bëhen dembelë. Më nuk kujdesen se a duken bukur dhe atraktive. Femra atëherë shumë lehtë mund të humbë oreolin të cilin e ka pasur dikur tek partneri. Pra, thjesht mashkulli më nuk e shikon bashkëshorten si femër të bukur, ndërkaq nuk e eksiton si më parë. Mu për këtë arsye meshkujt gjejnë dashnore dukshëm më të reja se bashkëshortet e tyre.

1. Mungesa e dashurisë

E pra, pas një kohe të kaluar së bashku, kanë humbur emocionet të cilat më parë i kanë ushqyer ndaj njëri-tjetrit. Mirëpo lidhja e tillë është bërë pjesë përbërëse të dyve. Ndarja u duket tepër e dhembshme dhe veprimi radikal pothuajse është i paimagjinueshëm. Në vend të ndarjes, meshkujt shkojnë tek ajo që do të gjejë kënaqësinë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply