10 të famshmit më të shtrenjtë

A keni menduar ndonjëherë se cilët janë të famshmit më të shtrenjtë për t’u rezervuar?

Në ngjarjet më të rëndësishme në jetën tuaj si ndejat e ditëlindjes, dasmat dhe organizime tjera ju dëshironi të keni argëtimin më të mirë të mundshëm. E nëse dëshironi që idhulli juaj më i madh të performojë në ndejën tuaj, hidhjani një sy listës së mëposhtme me shumat që duhet paguar dhe me siguri kjo dëshirë do t’u shuhet ende pa i ra në fund listës!

Përgatituni për “falimentim”, pasi këta janë më 10 të famshmit më të shtrenjtë aktualisht!

10. Justin Bieber – 1 milion dollarë

vip shtrenjte10

 

Me siguri kurrë nuk ua kishte marrë mendja se Bieber do të kërkonte një shumë të këtillë. Ky këngëtar është paguar 1 milion dollarë për një përformim një orësh në një ndejë private. Duket se paratë që i ka shpenzuar në proceset e ndryshimit të dukjes duhet t’i kompensojë disi.

9. Cher – 1.5 milion dollarë

vip shtrenjte9

Falë famës së saj për një performancë private Cher kërkon 1.5 milion dollarë. Megjithëse  është 68 vjeçe, ajo mund të ju ofrojë një performancë e cila nuk harrohet edhe aq shpejt. Me siguri nuk janë të pakt ata që do të dëshironin ta kishin këtë legjendë në ndejën e tyre  private?

8. Beyonce – 2 milion dollarë

vip shtrenjte8

Duke qenë një artiste dhe interpretuese e vërtetë, Beyonce shumë lehtë ua kërkon 2 milion dollarë për një përformancë, sa edhe është paguar për paraqitjen e saj në një ndejë private të familjes Qaddafi. Mund ta imagjinoni Beyonce në ditëlindjen tuaj?

7. Jennifer Lopez – 2.5 milion dollarë

vip shtrenjte7

J.Lo është paguar 2 milion dollarë për t’ia kënduar “Urime ditëlindja” burokratit rus Alexander Yelkin. Ndërsa për një performancë në një ndjejë private të presidentit-diktator të  Azerbajxhanit ajo ka marrë hiç më pak se 2.5 milion. Nëse dëshironi që ta keni J.Lo në ndejën tuaj duhet të paguani së paku 1 milion dollarë.

6. Kanye West – 3 milion dollarë

vip shtrenjte6

Për përformancën e tij në dasmën e nipit të presidentit kazak Nursultan Nazarbayey, hip-hop artisti Kanye West është paguar 3 milion dollarë.

5. Eminem- 3.3 milion dollarë

vip shtrenjte5

Eminemi është një artist dhe interpretues i vërtetë dhe i popullarizuar, prandaj ndoshta edhe  nuk është për t’u habitur që ai është paguar 3.3 milion dollarë për të performuar 2 netë në festivalin e Mbretërisë së Bashkuar.

4. Christina Aguilera – 3.6 milion dollarë

vip shtrenjte4

Një bankier e ka paguar Christinën 1 milion dollarë për të performuar në ndejën e tij private në San Diego. Por kjo nuk është shuma më e madhe që ka marrë Christina për një performancë. Për tri këngë të kënduara në dasmën e një multimilioneri rus ajo është paguar 3.6 milion dollarë, që i bie 1.2 milion për një këngë.

3. The Rolling Stones– 4 milion dollarë

vip shtrenjte3

Nëse jeni Rolling Stones, 4 milion dollarë për një koncert nuk janë edhe shumë, nëse e keni parasysh se biletat e koncerteve të këtyre djemve janë më të shtrenjtat në botë.

2. James Earl Jones– 4.5 milion dollarë

vip shtrenjte2

James Earl Jones apo Darth Vader, siç e njohin adhuruesit e filmit Star Wars, performon edhe nëpër ndeja private. Për performancën e këtij aktori, nëse jeni jashtë SHBA-ve duhet të paguani 3 – 4.5 milion dollarë.

1. The Eagles – 6 milion dollarë

vip shtrenjte1

Vetëm për këngën “Hotel California” të përformuar në një koncert të organizuar nga një bamirës privat në Nju Jork, djemtë e “Shqiponjave” janë paguar  rrumbullak 6 milion dollarë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply