13 traditat më të çuditshme të festimit të Vitit të Ri

Kur bëhet fjalë për festën e ndërrimit të moteve, duket që secili komb e ka mënyrën e vetë të festimit. Viti i Ri festohet ndryshe në secilin shtet, e madje dhe brenda vetë shteteve ekzistojnë tradita të ndryshme festive…

Në një vend u flasin lopëve në veshë, në një tjetër flenë në varreza, në një vend tjetër ndërkaq lagen me ujë, e në një tjetër vendosin mobilet në rrugë…

Në vijim ju sjellim 13 tradita më të çuditshme të pritjes së Vitit të Ri në botë. Gëzuar!!!

1. Djegia e maketave/portreteve – Panama

festa vitit 0001

Djegia e maketave-portrete të njerëzve të famshëm është një fillim i mbarë i vitit të ri në Panama.

2. Shkelja e pragut – Skotlandë

festa vitit 0002

Personi i parë që kalon pragun e shtëpisë në vitin e ri – vjen me një dhuratë, që duhet të sjellë fatin e mirë.

3. Një punë gjatë gjithë vitit – Indi

festa vitit 0003

Nëse e bëni një punë në ditën e parë të vitit të ri, ju do të vazhdoni të bëni atë punë gjatë gjithë atij viti.

4. Ekspozimi i mobileve – Afrikë e Jugut

festa vitit 0004

Në disa pjesë të Afrikës së Jugut, në natën festive, i hedhin karriget jashtë shtëpive.

5. Pëshpëritja në veshët e kafshëve – Rumani

festa vitit 0005

Rumunët përpiqen të komunikojnë me lopët e tyre – dhe nëse ia arrijnë qëllimit, ata do t’i përcjellë fati i mirë gjatë gjithë vitit.

6. Fjetja në varreza – Kili

festa vitit 0006

Në natën festive, familje të tëra e kalojnë natën duke fjetur pranë të afërmeve të tyre të vdekur, në varreza.

7. Në natën festive bëhen pis – Tajlandë

festa vitit 0007

Përpos që lagen me ujë, tajlandezët për ndërrimin e moteve bëhen pis edhe me baltë, ngjyra…

8. Topat e zjarrit – Skotlandë

festa vitit 0008

Skotlandezët në prag të ndërrimit të moteve defilojnë rrugëve me topa zjarri, një traditë që daton që nga koha e vikingëve.

9. Kërcimi – Danimarkë

festa vitit 0009

Danezët ndërrimin e moteve e presin mbi karrige – duke kërcyer pastaj në dysheme – një rit ky që, sipas traditës, sjellë fatin e mirë. Mundet edhe pa karrige, kryesorja të kërcehet.

10. 108 të rënat e këmbanave, Japoni

festa vitit 0010

Në Japoni, gjatë ndërrimit të moteve dëgjohen 108 të rëna të këmbanave. Sipas traditës japoneze, kjo gjë atyre ju sjellë fat.

11. Zhytja me pemë nën ujë – Siberi

festa vitit 0011

Sipas traditës, në liqenin e ngrirë duhet bërë një vrimë, pastaj duhet zhytyr me një pemë nën ujë. Traditë e sikletshme dhe e ftoftë.

12. Të brendshmet e kuqe, Turqi

festa vitit 0012

CIla është mënyra më e mirë të befasoni partnerin tuaj? Me rroba të brendshme ngjyrë të kuqe, të cilat gjatë ditëve festive në Turqi shiten shumë, madje dhe në rrugë.

13. Të brendshmet me ngjyra, Afrikë e Jugut

festa vitit 0013

Ngjyra e të brendshmeve përcakton fatin tuaj; e kuqja do të thotë se do të gjeni partnerin e jetës, e arta pasurinë, e bardha paqen… /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *