5 rrënoja fascinuese nënujore

Meqenëse deri tani janë hulumtuar vetëm 5% e oqeaneve, nuk është për t’u habitur që edhe pas 2000 vjetësh të zbulohen qytete nënujore, të cilat janë konsideruar vetëm si mite. Në botë ekzistojnë dhjetëra rrënoja fascinuse nënujore, qytete të vjetra, vendbanime dhe tempuj.

5. Baia, Itali

Baia italo1

Baia (apo Baje, në latininishte Baiae) ka qenë vendbanim antik në bregdetin e gjirit të Napolit, pushimore e njohur e aristokracisë dhe e shoqërisë elitare romake.

Ky qytet i cili gjendet në terren vullkanik ka qenë i njohur për burimet e ngrohta shëruese. Është e njohur që këtë qytet e kanë vizituar edhe personalitetet më të fuqishme të kohës së lashtë: Neroni, Ciceroni dhe Cezari.

Baian në shekullin e tetë e plaçkitën saracenët, ndërkaq deri në vitin 1500 ky qytet dikur i pasur është braktisur krejtësisht.

Për shkak të vrimave vullkanike të cilat dikur kanë qenë atraktiviteti kryesor i qytetit, niveli i ujit ka filluar ngadalë të ngrihet dhe pjesa më e madhe e qytetit është përmbytur në ujërat e gjirit.

4. Atlit Yam, deti i Mesdheut Lindor

atlityam2

Përgjatë bregdetit të Mesdheut Lindor qëndrojnë mbetjet e përmbytura të vendbanimit neolit Atlit Yam, që datojnë midis viteve 6900 dhe 6300 para erës sonë, të cilat gjenden rreth 10 metra nën nivelin aktual të detit.

Këto gjetje i ka zbuluar arkeologu Ehud Galili, në vitin 1984. Në këto rrënoja nënujore janë zbuluar shtëpi, varreza, bunarë dhe mbetje njerëzore.

Në qendër të vendbanimit gjenden shtat blloqe të mëdha gurësh të vendosur në gjysmërreth përreth ujit të ëmbël. Besohet se këtu janë zhvilluar ceremoni religjioze.

Mbase zbulimi më i rëndësishëm në këtë lokacion janë dy skelete, i një femre dhe i një fëmije, nga të cilët janë zbuluar rastet më të vjetra të tuberkulozit.

3. Heraklion/Thonis, Egjipt

Heraklion3333

Grekët e njohin si Heraklion, ndërkaq egjiptianët si Thonis. Ky qytet i lashtë deri pa pak kohësh ka qenë i njohur vetëm si legjendë, e cila është paraqitur në disa tekste të lashta.

Në vitin 2000 e ka zbuluar rastësisht arkeologu francez Franck Goddio, i cili në atë zonë ka kërkuar anijet e fundosura.

Ky qytet i lashtë plotësisht i përmbytur gjendet vetëm 6,5 km nga bregdeti i Aleksandrisë. Arkeologët akoma nuk kanë mundur të zbulojnë se si ky qytet është përmbytur.

2. Port Royal, Xhamajkë

Port Royal444

Është themeluar në shekullin XVI, ka qenë qytet piratësh. Port Royal ka qenë kryeqytet i Xhamajkës nga viti 1660 deri më 1692, kur nga një tërmet i madh është përmbytur i tëri në det.

Për t’u zhytur në zonën e kësaj parajse piratësh tani duhet të keni leje të posaçme të Qeverisë së Xhamajkës. Mirëpo, mund të vizitoni edhe Muzeun në të cilin janë vendosur shumica e objekteve të gjetura në Port Royal.

1. Pallati i Kleopatrës, Egjipt

Baia1111

Në ujin e bregdetit të Aleksandrisë qëndrojnë rrënojat për të cilat besohet që janë mbetje të Pallatit mbretëror të Kleopatrës.

Besohet që ky lokacion është përmbytur nga rënia e tërmeteve dhe nga baticat e valëve para më shumë se 1600 vjetësh, ndërkaq arkeologët akoma hulumtojnë ishullin e përmbytur Antirhodus, në të cilin konsiderohet se ka qenë Pallati i Kleopatrës. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply