Ateistët, grupi i tretë më i madh në botë

Çdo i gjashti njeri në planet është ateist. Ateistët, njerëz pa religjion, janë grupi i tretë më i madh në botë, pas të krishterëve dhe myslimanëve. Në këtë grup bëjnë pjesë rreth 16% e popullatës botërore, ndërkaq më së shumti ka në Azi dhe në Paqësor.

Sipas raportit i cili është paraqitur në forumin e quajtur “Religjioni dhe jeta publike”, më së shumti ka të krishterë (2,2 miliardë apo32% e popullatës botërore), ndërkaq pas tyre janë myslimanët (1,6 miliardë apo 23% e popullatës botërore). 16% e njerëzve në botë nuk kanë religjion, ndërkaq pas tyre janë indianët (15%), budistët (7%) dhe hebrenjtë (0,2%).

Gjashtë për qind e njerëzve praktikojnë religjionet popullore apo tradicionale, derisa një për qind e popullatës botërore u takon religjioneve të të tjera më pak masive.

Të krishterët janë të shpërndarë nëpër tërë botën, ndërkaq myslimanët kryesisht janë të përqendruar në rajonin aziatiko-paqësor, në Lindjen e Afërt dhe në Afrikë, ndërkaq indianët gjithashtu janë të përqendruar në rajonin aziatiko-paqësor.

feja shqiperi1

Më shumë se tri të katërtat e njerëzve të cilët nuk kanë  religjion jetojnë në Azi, nga të cilët shumica janë në Kinë.

Hulumtimi gjithashtu zbulon që Çekia është e para në regjistrin e vendeve në të cilat njerëzit pa përkatësi fetare e përbëjnë shumicën e banorëve, ndërkaq pasojnë Koreja Veriore, Estonia, Japonia, Hong-Kongu dhe Kina.

Në këtë grup bëjnë pjesë ateistët, gnostikët dhe njerëzit të cilët nuk janë identifikuar me asnjë religjion. Mirëpo, shumica e njerëzve nga ky grup kanë disa bindje fetare, siç janë besimi në forcë madhore, me ç’rast gjithashtu praktikojnë disa zakone dhe rituale fetare.

/© NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply