Barack Obama, udhëtimi në kohë

[break] [break_title]60-ta|Fëmijëria [/break_title]

obama1

Barack Obama me biçikletë, në Havai, në vitet e 60-ta.

[/break] [break] [break_title]60-ta|Bashkë me gjyshin [/break_title]

Obama Profile

Obama në plazh me gjyshin e tij nga nëna, Stanley Armour Dunham, në vitet e 60-ta.

[/break] [break] [break_title]60-ta|Me nënën dhe njerkun [/break_title]

obama3

Obama, 9-vjeçar, me nënën e tij Ann Dunham në mes, njerkun e tij indonezian Lolo Soetoro, dhe motrën e tij gati 1-vjeçare, Maya Soetoro, në Xhakartë, Indonezi.

[/break] [break] [break_title]60-ta|Dashuria e nënës [/break_title]

obama4

Obama me nënën e tij Ann Dunham. Dunham e kishte takuar babanë e Obamës, Barack Obama i Vjetri nga Kenia, kur që të dy ishin studentë në Universitetin e Havait, në Manoa, dhe ishin martuar në vitin 1960.

[/break] [break] [break_title]60-ta|Dashuria e babait [/break_title]

Barack Obama

Barack Obama si i ri, dhe babai i tij, po ashtu i quajtur Barack Obama. Babai i Obamas e kishte braktisur familjen për të studiuar në Harvard, kur Obama ishte vetëm 2 vjeç. Sipas të dhënave nga zyra e migrimit bëhët e ditur se Obama i vjetri kishte qenë i detyruar ta braktiste Universitetin e Harvardit në vitin 1964 dhe doktoraturën e tij në ekonomi, sepse ky institucion shkollor kishte qenë i brengosur për jetën e tij dhe financat.

[/break] [break] [break_title] 70-ta|Obama ‘shmeker’ [/break_title] obama6

Barack Obama I fotografuar në shkollën Punahou në Honolulu. Obama ka jetuar në Honolulu gjatë pjesës më të madhe të fëmijërisë, ku ka diplomuar në një shkollë prestigjioze private.

[/break] [break] [break_title]1979 |I diplomuari [/break_title] obama7

Obama në vitin 1979 gjatë diplomimit në shkollës së mesme në Havai, bashkë me gjyshërit e tij, Stanley Armour Dunham dhe Madelyn Payne, që të dy nga Kansasi. Duke u rritur si një fëmijë i racës së përzier, Obama përfitoi nga shpirti dhe toleranca që përshkojnë klimën racore të Havait. Ai këtu mësoi se të jesh nga një familje me racë të përzier nuk ishte gjë e keqe.

[/break] [break] [break_title] 70-ta|Nipi mes gjyshërve [/break_title] obama8
Barack Obama me gjyshërit e tij, Stanley dhe Madelyn Dunham, në një park të New Yorkut, derisa Obama ishte student në Universitetin e Columbias.
[/break] [break] [break_title]2005 |Në shoqerinë e presidentit Clinton [/break_title] obama9
Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, djathtas, dhe senatori Barack Obama, gjatë një vizite në Houston, në vitin 2005, që ishte prekur nga uragani shkatërrues Katrina. Clinton aty e kishte lavdëruar Obaman si një të person ambicioz që di çfarë kërkon dhe kishte kërkuar që ai të votohej për president të SHBA-ve.
[/break] [break] [break_title]2007 |Akulloret, sa të urryera aq edhe të dashura[/break_title] obama10
Barack Obama, në qendrën tregtare në Le Mars, Iowa, në vitin 2007, duke u shërbyer me akullore. Obama në rininë e tij kishte punuar në Baskin Robbins, si shitës i akulloreve, ndërsa atë punë e ka përshkruar si më të keqen që e ka bërë në jetën e tij, sepse kishte ngrënë shumë akullore.
[/break] [break] [break_title] 2008|Në pushime[/break_title] obama11
Barack Obama në plazhin Kailua, më 12 gusht 2008, bashkë me bijat e tij, Malia dhe Sasha, gjatë pushimeve në Havai.
[/break] [break] [break_title] 2009|Më i madhi në vend[/break_title] obama12
Presidenti i zgjedhur Barack Obama, mban fjalimin inaugurues në Qendrën Lincoln në Washington, më 18 janar 2009.
[/break] [break] [break_title] 2009|Me Zonjën e Parë[/break_title] obama13
Presidenti Barack Obama, me bashkëshorten e tij Michelle, gjatë festës së inaugurimit në Qendrën Lincoln, në Washington, më 18 janar 2009.
[/break] [break] [break_title]2012 |Presidenti sportist[/break_title] obama14
Presidenti Barack Obama bën pompa gjatë festës tradicionale White House Easter Egg Roll, më 9 prill 2012, në Shtëpinë e Bardhë, në Washington.
[/break] [break] [break_title] 2014|Dashuria ndaj presidentit[/break_title] obama16
Ushtarët amerikanë fotografohen me presidentin Barack Obama, pas fjalimit të tij në bazën ushtarake amerikane Yongsan Garrison në Seul, Koreja Jugore, më 26 prill 2014.
[/break] [break] [break_title]2014 |Me Papën modest[/break_title] obama17
Papa Françesk dhe presidenti i SHBA-ve Barack Obama qeshin derisa shkëmbejnë dhuratat në Vatikan, më 27 mars 2014. Obama e ka përshkruar veten si një adhurues të madh të Papës Françesk.
[/break] [break] [break_title] 2014|Me zëvendësin[/break_title] obama15
Presidenti Barack Obama, i shoqëruar nga nënpresidenti amerikan, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë në Washington, më 10 qershor 2014.
[/break] [break] [break_title] 2014|Duke i qarë hallet e botës[/break_title] obama18
Barack Obama mban fjalim rreth politikës së jashtme, sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të krizës në Ukrainë, më 16 korrik 2014, në Washington.
[/break]

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *