Bjeshka Rwenzori, mrekullia afrikane

Rwenzori është një zonë malore në Afrikën qendrore, e cila gjendet në kufirin në mes të Ugandës dhe RD të Kongos. E njohur si “Mali i Hënës”, kjo bjeshkë pothuajse gjatë gjithë kohës është e fshehur nën re dhe mjegull të dendur – dhe vetëm disa ditë gjatë vitit, kur mbulohet nga rrezet e diellit, ajo zbulon shkëlqimin e saj të plotë.

Majat e kësaj bjeshke për herë të parë janë pushtuar në vitin 1906, nga një ekspeditë italiane, kur edhe ishin bërë hartat e para precize të kësaj zone.

Rwenzori010

Nëntë majat e kësaj bjeshke janë të larta mbi 5,000 metra, ndërsa Mount Stanley- me lartësi prej 5109 m – është maja më e lartë në Republikën Demokratike të Kongos dhe Ugandë, ndërkaq, është maja e tretë më e lartë në Afrikë.

Për dallim nga majat tjera gjigante në Afrikë, përfshirë këtu Kilimanxharon dhe Mount Kenyan, Rwenzori nuk i takon masivit vullkanik por atij shkëmbor.

Rwenzori003

Sipas gjuhës lokale, Rwenzori do të thotë, “Mbreti  i mjegullës” ose “Krijuesi i shiut”. Dhe ky emër është shumë i përshtatshëm për këtë bjeshkë – ajo është pothujase përherë e mbuluar me mjegull, shi dhe dëborë. Nën bjeshkën Rwenzori ndërkaq, buron dhe lumi Nil.

Për shkak të kushteve unikate klimatike, bjeshka Rwenzori është e njohur edhe për bimët jashtëzakonisht të larta, që rriten deri në disa metra, ndërsa aty jetojnë dhe disa lloje të rralla të shtazëve e shpezëve. /NGJYRA.COM/

Rwenzori020 Rwenzori019 Rwenzori015 Rwenzori014 Rwenzori012 Rwenzori011 Rwenzori009 Rwenzori008 Rwenzori016 Rwenzori013 Rwenzori005 Rwenzori004 Rwenzori002 Rwenzori007 Rwenzori017

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply