Çfarë do të ndodhte sikur e gjithë bota t’i sulmonte SHBA-të?

Çfarë do të ndodhte sikur Shtetet e Bashkuara të Amerikës të sulmoheshin nga pjesa tjetër e botës? Jo vetëm rivalët e saj tradicionalë, por dhe aleatët si, Mbretëria e Bashkuar, Franca apo dhe Korea e Jugut? Thënë shkurt – Amerika do t’i mposhte keqas ata. Sidomos, nëse SHBA-të do të mbroheshin nga territori i saj, raporton Business Insider.

Para se gjithash, SHBA-të kanë flotën më të madhe ushtarake detare në botë – Marinën. Me anijet luftarake që peshojnë 3,415,893 tonë, Marina e SHBA-ve është më e madhe se tetë marinat tjera pasuese së bashku.

Në tërësi, anijet amerikane janë më të avancuara teknologjikisht se anijet luftarake e të gjitha shteteve tjera. P.sh. Amerika disponon me 10 aeroplanmbajtëse me reaktor nuklear, ndërsa e 11-ta është para futjes në përdorim.

SHBA sulmo 0001

Ato do të përgjigjeshin ndaj sulmit, para Rojeve Bregdetare të SHBA-ve (US Coast Guard). Dhe, përderisa Rojet Bregdetare nuk janë forca të ekspeditës – Amerika do të mbrohej edhe më platformën C-130s, dhe platformat tjera me sensorë, duke i mundësuar kështu Marinës për të pasur kontroll edhe më të madh mbi hapësirën luftuese. Njësitë e SHBA-ve kundër-terrorizmit ndërkaq, do të mund të mbronin liderët qeveritarë dhe portet amerikane.

Pra, të sulmosh Amerikën nga uji është një ide tëpër e keqe, vlerëson Businnes Insider.

Së dyti, fuqia ajrore e SHBA-ve është më e madhja në botë. Aktualisht, SHBA-të disponojnë më rreth 14,000 aeroplanë dhe helikopterë, të shpërndarë në pesë divizione ushtarake. Kjo është më shumë se shtatë ushtri tjera bashkë – që vijojnë më radhë.

Aeroplani luftarak F-22 – i vetmi i gjeneratës së pestë në botë që ndodhet në shërbim – do të mbante patrullime të rregullta përgjatë vijës ajrore të SHBA-ve për të ndaluar kështu hyrjen e bombaruesve të ushtrive armike.

SHBA sulmo 0002

Sistemi kundërajëror, Patriot, do të parandalonte aeroplanët dhe raketat armike, ndërkaq sektori i raketave, Stinger/Avenger, do të rrëzonte secilin aeroplan apo helikopter që fluturon ulët.

Kështu, për të sulmuar SHBA-të, shtetet tjera të botës do të duhej ta sulmonin atë nga toka, në kohën kur mbështetja e tyre ajrore do plandosej përtoke rreth tyre.

Qëllojani çfarë do të ndodhte më pastaj?

Rreth 9,000 tanke të trupave të Marinës dhe të Ushtrisë, do të bashkoheshin me mijëra mjete tjera motorike, me sisteme të dirigjuara lansimi të raketave anti-tank (Stryker Anti-Tank Guided Missile), pastaj me helikopterët Apache dhe Cobra, si dhe me njësitë me raketa kundër tankeve, Javelins dhe TOW, të cilat do të asgjësonin forcat e blinduara të armikut.

Tankët më të përparuara në botë, si Leopard ose Merkava, do të ishin arrë e fortë për t’u thyer. Artileria, aviacioni, këmbësoria kundër-tankeve armike do të duhej të sulmonin së bashku që të mund të përballonin këtë fuqi ushtarake.

SHBA sulmo 0006

Megjithatë, shumica e tankeve në botë janë tanke të vjetra amerikane apo sovjetike, siç janë Patton ose T-72 – që do të pësonin shpejt nga njësitë raketore amerikane apo projektilet e tankeve amerikane Abrams – që veprojnë si praparojë.

Trupat tjera të kombinuara, edhe nëse do të arrinin të depërtonin në territorin amerikan pas goditjeve të përjetuara, do të ndesheshin me trupat me teknologjinë më të avancuar në botë. Trupat amerikane po pajisen më armë që mund t’i bëjnë kundërshtarët e tyre shkrumb e hi. Mjetet e tyre të blinduara ndërkaq, janë avancuar tejmase.

Sipas parashikeve, këmbësoria e Francës, Britanisë së Madhe, dhe e Rusisë, do të kishin telashe të mëdha për të depërtuar në këto kushte. Por, edhe nëse do të arrinin një gjë të tillë – Divizioni i 101-të Airborne, do të ishte në gjendje të përgjigjej nga helikopterët dhe fluturaket tjera, ndërsa Divizioni i 82-të Airborne, do të sillte mijëra përforcime nga aeroplanët – për t’i mbyllur hapësirat eventuale për armikun.

SHBA sulmo 0004

Dhe të gjitha këto do të përdoreshin para nevojës dëshpëruese që SHBA-të të përdornin armët nukleare. Pra, edhe nëse armiqtë do të arrinin të depërtonin në territorin amerikan, ata do të ballafaqoheshin me sulmet nukleare – sa herë do të gjendeshin të grupuara para ndonjë qyteti. Ndërkaq, tentimi që forcat e tyre sërish të afrohen te kufiri amerikan po ashtu do të ndesheshin me sulme të tilla shkatërruese.

Raketat “Minuteman III” janë të dizajnuara të godasin caqet larg bregdetit amerikan, por ato mund të asgjësojnë me lëhtësi edhe forcat armike që nga Houstoni deri në Dallas.

SHBA sulmo 0005

Raketat “Navy Trident” ndërkaq, mund të lansohen nga nëndetëset që gjenden në Gjirin e Meksikës, duke shkatërruar njësitë që do të bëheshin gati të sulmonin kufirin amerikan. Meksika Veriore dhe Kanadaja Jugore ndërkaq, do të shndërroheshin në zona të rrezatuara.

Kështu që, mos u brengos Amerikë, sepse tashmë ndodhesh prapa një ferri, një muri të padepërtueshëm, përmbyll konstatimin BI. /NGJYRA.COM/

SHBA sulmo 0004

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply