Çfarë ndodhë me trupin tuaj kur ndërprisni duhanin?

Në çdo cigare ka 4.000 kimikale të dëmshme, andaj çdoherë kur fusni tymin e saj në mushkëritë tuaja, i bëni dëm organizmit tuaj, fytyrës tuaj, dhëmbëve dhe lëkurës.

Kur ndërprisni pirjen e duhanit, pothuajse në po atë çast shëndeti juaj fillon të përmirësohet. Edhe pse ndërprerja e pirjes së duhanit nuk është e  thjeshtë, nëse mund të përqendrohemi në këto përparësi, me siguri do të kemi më të lehtë lënien e duhanit.

Janë këto ndryshime të cilat ndodhin në trupin tuaj pas cigares së fundit:

Pas 20 minutave: tensioni juaj i gjakut do të ulet. Temperatura në duar dhe këmbë do të kthehet në normale.

Pas 24 orëve deri në 48 orë: shanset që të pësoni sulm në zemër zvogëlohen. Shija dhe aroma juaj shtohen.

Pas 72 orëve: frymëmarrja bëhet më e lehtë. Keni më shumë energji.

Pas dy javëve: qarkullimi juaj i gjakut përmirësohet dhe vazhdon të përmirësohet gjatë 10 javëve të ardhshme.

Pas dy deri në tre muaj: qarkullimi juaj i gjakut përmirësohet dukshëm. Ecja bëhet më e lehtë. Funksionet e mushkërive tuaja rriten për 30 për qind!

Pas nëntë muajsh deri në një vit: zvogëlohen kollitja, lodhja, problemet me sinuset dhe frymëmarrja e vështirësuar. Mushkëritë janë shumë më rezistuese ndaj infeksioneve. Rreziku nga sëmundjet e zemrës zvogëlohet përgjysmë, në raport me personat të cilët akoma pinë duhan.

Pas tre vjetësh: rreziku nga sëmundjet e zemrës dhe sulmi në tru zvogëlohet në nivelin të cilin e kanë njerëzit të cilët kurrë nuk kanë pirë duhan.

Pas pesë vjetësh: shanset që të sëmureni nga kanceri i mushkërive zvogëlohet për pothuajse përgjysmë në krahasim me pirësit e duhanit. Rreziku nga kanceri i gojës, fytit dhe ezofagut gjithashtu zvogëlohet përgjysmë.

Pas dhjetë vjetësh: shanset që të vdisni nga kanceri i mushkërive janë të barabarta me të atyre të cilët kurrë nuk kanë pirë asnjë cigare të vetme. Qelizat kanceroze janë zëvendësuar. Rreziku nga kanceri në gojë, fyt, ezofag, fshikëz urinare, veshka dhe pankreasi dukshëm zvogëlohet.   /© NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply