• Aktualitet
  • Biznes
  • Historike
  • Humor
  • Rreth Botes
  • Tech
  • VIP
Ngjyra.com
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Ngjyra.com
No Result
View All Result

Disa nga muzetë më të pazakonshëm në botë

by
10/04/2015
in E hirtë
0
Disa nga muzetë më të pazakonshëm në botë

Edhe pse muzetë kryesisht u janë kushtuar historisë, kafshëve dhe njerëzve, të cilët kanë ekzistuar para kohës sonë, në botë ekzistojnë edhe disa muze të cilët dikush i quan të çuditshëm, dikush të pazakonshëm, por dikush tjetër i quan bizarë.

Në vazhdim, lexoni për disa na muzetë më të pazakonshëm:

1. Muzeu i Leilas i Flokëve

muzeu pazakonshem1

Gjatë epokës viktoriane, ka qenë zakon që të punohen e të barten stoli nga flokët, aq më parë nga flokët e më të dashurve. Muzeu i Leilas i Flokëve ka koleksion të pasur të këtyre stolive, si edhe kurora flokësh nga koha viktoriane dhe më herët, deri në vitin 1680.

Në muze janë gjendur madje edhe pjesë të stolive të bëra nga flokët e Mbretëreshës Viktoria, të kryetarëve amerikanë dhe të aktores Marylin Monroe.

Pronarja, Leila Cohoon, gjithashtu i mëson të tjerët se si t’i shndërrojnë flokët në vepra artistike. Nga 30 teknika të njohura të cilat gjenden në koleksionin e muzeut, ajo i ka mësuar 26, ndërkaq akoma nuk ka hequr dorë nga qëllimi që t’i mësojë edhe katër teknika të tjera të mbetura.

2. Muzeu i bananeve

muzeu pazakonshem2

Mbase Ann Mitchell Lovell vërtet i do shumë bananet. Ç’është e vërteta, ajo aq shumë i do sa që ua ka përkushtuar tërë muzeun, i cili ka pothuajse 4.000 objekte që kanë të bëjnë me këtë pemë të shitur më së shumti në botë.

Ann Mitchell Lovell gjithashtu është përpjekur që të vendosë fotografitë e objekteve të saj të dashura nga koleksioni i muzeut në online, për ata të cilët nuk mund ta vizitojnë muzeun akoma, në mënyrë që të mund të kënaqen në Muzeun vitual të bananeve.

3. Muzeu i parazitëve

muzeu pazakonshem3

Japonezët janë të njohur që nga gjëra të çuditshme të ndërtojnë gjëra edhe më të çuditshme. I tillë është edhe Muzeu i parazitëve, i vendosur në Tokio, dhe u përkushtohet krijesave më të vogla në planet – të cilat janë aty për t’ju vrarë.

Ky me siguri është muzeu i vetëm në botë nga i cili nuk dëshironi të merrni suvenire.

4. Muzeu i qaforeve të qenve

muzeu pazakonshem4

Pothuajse gjysmë milioni adhurues të qenve në vit viziton këtë muze unik. Qentë gjithmonë kanë qenë në oborrin e pallatit Leeds Castle bashkë me pronaren e tyre Lady Baillie, ndërkaq pikërisht dashuria e saj ndaj qenve ka inspiruar krijimin e muzeut.

Në muze janë ekspozuar më shumë se 100 objekte unike, bashkë me dokumentet mbi historinë e qenve të cilat datojnë që nga mesjeta.

5. Muzeu ‘i organeve private mashkullore’

muzeu pazakonshem5

Me siguri është më bizari dhe më i pazakonshmi në botë – Muzeu i organeve seksuale, i cili gjendet në Islandë, ofron koleksion të madh të organeve gjenitale mashkullore.

Në muze nuk ka pornografi, mirëpo mund t’i shihni 276 ‘organe private mashkullore’ të ekspozuara nga ketri më i vogël (dy milimetra) deri te pjesët private të balenës (1,7 metra). /NGJYRA.COM/

Tweet #prishtina
Previous Post

Shtëpia fleksibile në Buenos Aires

Next Post

Jardim Botânico – kopshti i mrekullueshëm botanik

Next Post
Jardim Botânico – kopshti i mrekullueshëm botanik

Jardim Botânico - kopshti i mrekullueshëm botanik

Please login to join discussion

About Us

COLORNEWS

We love WordPress and we are here to provide you with professional looking WordPress themes so that you can take your website one step ahead. We focus on simplicity, elegant design and clean code.

Advertisiment

Linqe me rëndësi

  • Fluturimet në ANP “Adem Jashari”
  • Policia e Kosovës
  • Doganat e Kosovës
  • KESCO-Qendra e thirrjeve
  • Ujësjellësi-Qendra e thirrjeve

RSS Vipat Shqiptarë

  • Tuna braktis te dashurin
  • Te jesh seksi eshte plus per nje femer
  • Shtrohet ne spital
  • Bono i U2 kumbari i binjakeve
  • E zbehet dhe e dobet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.