Edhe në plevicë mund të jetohet

Kur një ndërtesë e humb funksionalitetin dhe qëllimin primar – në shumicën e rasteve ajo braktiset dhe nuk përdoret më, por në këtë rast, mendjet krijuese kanë vendosur ta shfrytëzojnë potencialin e stallës në Burgundy dhe t’i japin asaj një pamje dhe funksion të ri.

plevica555

Nganjëherë, kur pronarët vendosin që ta zgjerojnë hapësirën e tyre të jetesës ndodh që transformimi të jetë një domosdoshmëri. I tillë ishte edhe rasti me këtë plevicë në Burgundy, një vend shumë i bukur dhe romantik në Francë, e cila u shndërrua në një shtëpi moderne.

Transformimi i saj ishte spektakolar dhe një sfidë e vërtetë për Joséphine Gintzburger, e cila ishte caktuar përgjegjëse për ridizajnimin dhe rimodelimin e plevicës në një shtëpi interesante dhe moderne.

plevica18 18

Në këtë rast vërejmë një kombinim të betonit dhe trarëve të bungut, abazhurëve të bukur dhe disa mobileve të thjeshta por dhe të atyre moderne.

Megjithëse kombinimi i stileve të ndryshme mund të jetë i  rrezikshëm dhe i vështirë, në këtë rast ai ishte një zgjidhje e përkryer. /NGJYRA.COM/

plevica12  12 12 plevica 14 14 14 plevica 15 15 15 plevica 16 16 16 plevicaq10 10 10 plevica666 plevica888 plevica222 plevica444 plevica999 plevica333 plevica13 13 13 plevica11 1 11

 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply