Futbolli kosovar jashtë garave evropiane

Klubet e Kosovës, me gjithë bujën e madhe për debutim në garat e klubeve të UEFA-së, nuk do të marrin pjesë në edicionin e ardhshëm.Feronikeli si kampion i Kosovës, pritej të merrte pjesë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndërsa FC Prishtina që fitoi Kupën e Kosovës, ishte paraparë për garën e Ligës së Evropës.Por të dy klubet kosovare, nuk kanë përmbushur kriteret e UEFA-së, dhe kanë marrë lajmin nga auditorët e UEFA-së, që ditë më parë ishin prezent dhe kanë kontrolluar deri në detaje kushtet e klubeve të Kosovës.Dy arsyet kryesore për mospjesëmarrjen në garat e UEFA-së, janë kriteri i infrastrukturës dhe ai financiar. /Koha/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply