Ja se për çfarë nuk vlen të nevrikoseni…

Një listë e përpiluar nga përgjigjet e miliona lexuesve të gazetës HuffingtonPost, ka nxjerrë në sipërfaqe se cilat janë 15 arsyet për të cilat vërtetë nuk ia vlen të nevrikosemi në jetë…

Lista nuk është hartuar nga ndonjë studim i shkencëtarëve, por nga përvoja jetësore e njerëzve – të cilët kanë konstatuar se, shumë gjëra që na nevrikosin në jetë – nuk e meritojnë ‘vuajtjen’ tonë.

nevrik5

Ja se për çfarë nuk vlen të nevrikosemi:

1. Nuk është me rëndësi çfarë mendojnë të tjerët për ju.

2. Ngarkesa me obligime vetëm sa do të shkaktojë kaos në jetën tuaj.

3. E hëna vjen çdo shtatë ditë, andaj nuk duhet nevrikosur.

4. Pamja juaj e sotme nuk do të jetë e njëjtë pas 10 ose 20 vjetësh, andaj nuk duhet nevrikosur për shkak të ndryshimeve.

5. Fundi i një lidhje dashurie nuk është arsye të hidheni nga ura ose ndonjë rrokaqiell.

6. Mund të sëmuremi kurdo, por nuk duhet menduar për atë punë.

7. Jeta e njerëzve të tjerë është punë e tyre – jo e juaja.

8. Thashethemet do t’u bëjnë më së shumti dëm atyre që merren me to.

9. Tollovinë në komunikacion nuk e keni shkaktuar ju – andaj, dhe nuk do të mund ta rregulloni atë.

10. Për matarimin e banesës/shtëpisë ka kohë, sepse është punë e përhershme në jetë.

11. Jetoni në kohën e tashme – e ardhmja pritet të vijë.

12. Vitet e sjellin pleqërinë, që nuk mund të parandalohet, madje as me operacione estetike.

13. Nëse shefin e keni të paaftë, ai do të mbetet si i tillë, mos u nevrikosni.

14. Njerëzit që rrezatojnë negativitet ju nevrikosin – shmanguni prej tyre.

15. Paraja nuk është themeli i jetës, sepse vjen e shkon dhe nuk mund të ndalet. /NGJYRA.COM/

nevrik4

 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *