• Aktualitet
  • Biznes
  • Historike
  • Humor
  • Rreth Botes
  • Tech
  • VIP
Ngjyra.com
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Ngjyra.com
No Result
View All Result

Kanali i Panamasë – mrekullia inxhinierike

by
18/03/2018
in E hirtë, Youtube
0
Kanali i Panamasë – mrekullia inxhinierike

Kanali i Panamasë është një arritje e mahnitshme e inxhinierisë, ndërsa është përshkruar si një mrekulli moderne e krijuar nga dora e njeriut. Kjo nuk është për t’u habitur, nëse merret parasysh fakti se ky kanal është një nga projektet më të mëdha dhe më të vështira inxhinierike që është ndërmarrë ndonjëherë.

Franca filloi punën në këtë kanal në vitin 1881, por ajo u desh t’i ndërpresë punimet për shkak të problemeve inxhinierike dhe vdekshmërinë së madhe të të punësuarve nga sëmundjet e ndryshme. Shtetet e Bashkuara ndërkaq, e morën përsipër projektin në vitin 1904, dhe atyre iu dasht një dekadë për të përfunduar kanalin, i cili u hap zyrtarisht më 15 gusht 1914.

Megjithëse është një nga projektet  më të mëdha dhe më të vështira inxhinierike të ndërmarra ndonjëherë, ky kanal e shkurton në masë të madhe kohën e lundrimit të anijeve ndërmjet Oqeanit  Atlantik dhe Oqeanit Paqësor, duke ua mundësuar atyre që t’i shmangen rrugës së gjatë, e të rrezikshme, të Kepit të Bririt përreth pikës më jugore të Amerikës së Jugut nëpërmjet Kalimit të Rosakut apo Ngushticës së Magelanit.

Ky kanal ka qenë funksional për njëqind vjet dhe ka shumë karakteristika interesante. Përveç asaj që e lidh Oqeanin Atlantik me atë Paqësor nëpërmjet Detit të Karaibeve, Kanali i Panamasë është jetik edhe për tregtinë detare ndërkombëtare.
panama3333

Një gjeneratë e tërë e anijeve janë ndërtuar enkas për lundrim në këtë kanal. Këto anije janë ndërtuar me madhësinë më të madhe të mundshme që mund të udhëtojnë përmes kanalit. Anijet e ndërtuara për këtë qëllim është e thënë të jenë ndërtuar në “Panamax Spec”.

Ekziston një sërë kyçesh, apo seksionesh të shkurtëra të mbyllura të kanalit, në të cilat niveli i ujit mund të ndryshohet me përdorimin e portave dhe ventilave për lëshuarjen apo ndërprerjen e ujit, pra për ngritjen dhe uljen e anijeve midis dy portave duke e ndryshuar nivelin e ujit në seksion.

panaa555

Kyçet në çdo fund të kanalit janë dizajnuar në atë mënyrë që të mundësojnë ngritjen e anijeve deri në nivelin e qasjes në Liqenin Gatun (liqe artificial i krijuar gjatë kohës së ndërimit të kanalit), i cili është rreth 26 metra mbi nivelin e detit.

Aktualisht janë në ndërtim e sipër kyçe të reja, të cilat pritet të lëshohen në përdorim në vitin 2015. /NGJYRA.COM/

A Cargo ship leaves the Panama Canal Miraflores locks, heading toward the Pacific Ocean, in Panama C.. panama2222 panaa666 panama777

Tweet #prishtina
Previous Post

10 forcat më të mëdha policore në botë

Next Post

Gropat gjigante: Si krijohen dhe përse ka aq shumë?

Next Post
Gropat gjigante: Si krijohen dhe përse ka aq shumë?

Gropat gjigante: Si krijohen dhe përse ka aq shumë?

Please login to join discussion

Other Themes

  • ColorMag
  • Accelerate
  • Ample
  • Esteem
  • Freedom
  • Masonic
  • Radiate
  • Spacious

Advertisiment

Linqe me rëndësi

  • Fluturimet në ANP “Adem Jashari”
  • Policia e Kosovës
  • Doganat e Kosovës
  • KESCO-Qendra e thirrjeve
  • Ujësjellësi-Qendra e thirrjeve

RSS Vipat Shqiptarë

  • Tuna braktis te dashurin
  • Te jesh seksi eshte plus per nje femer
  • Shtrohet ne spital
  • Bono i U2 kumbari i binjakeve
  • E zbehet dhe e dobet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.