Katastrofat më të shtrenjta natyrore

Katër nga dhjetë katastrofa natyrore të cilat kanë ndodhur gjatë çerekut të shekullit të kaluar ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastaj në Japoni dhe Kinë.

Fatkeqësia më e shtrenjtë natyrore në njëzet vjetët e kaluar ka qenë tërmeti në Japoni më 11 mars 2011, i cili shkaktoi cunamin shkatërrues kur më se 20.000 njerëz humbën jetën.

fatkeqesi1

Dëmi material i cili me atë rast u shkaktua vlerësohet në 210 miliardë dollarë, deri tani humbja më e madhe që nuk mbahet në mend e shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore, e cila shkaktoi edhe avari në centralin nuklear “Fukushima”.

Fatkeqësinë më të kushtueshme natyrore e ka shkaktuar tërmeti në Japoni më 17 janar 1995, kur në rajonin e qytetit Kobe humbën jetën 6.000 persona dhe u shkaktua dëm material në vlerë prej 100 miliardë dollarësh.

fatkeqesi2

Fatkeqësia e tretë më e kushtueshme natyrore në pikëpamje të dëmit material i cili vlerësohet në 125 miliardë dollarë ka ndodhur në New Orleans, më 29 gusht 2005, kur uragani “Katrina” mbyti 1.800 njerëz.

Në këtë rast ka dështuar faktori njeri, sepse dy javë pas fatkeqësisë kryetari i atëhershëm amerikan George Bush, pranoi përgjegjësinë e administratës së vet për përmasat e dëmit.

Katrina

Tërmeti në provincën kineze Seçuan ra më 12 maj 2008, në të cilin humbën jetën 90.000 njerëz dhe u shkaktua dëmi që nuk mbahet në mend ndonjëherë në atë shtet prej 85 miliardë dollarësh.

fatkeqesi4

Uragani “Sandy ” i cili u mori jetën më shumë se 60 personave në SHBA më 2012, sipas vlerësimeve shkaktoi dëme midis 30 dhe 50 miliardë dollarësh.

Për shkak të rrezikut nga katastrofa, janë evakuuar më shumë se 400.000 persona dhe është ndërprerë aktiviteti ekonomik në pjesët lindore të SHBA-së.

fatkeqesi5

Katastrofa e katërt më e kushtueshme natyrore në çerekun e fundit të shekullit në SHBA ka qenë tërmeti Northridge, i cili përfshiu Los Angeles më 17 janar 1994, në të cilin humbën jetën 60 njerëz, ndërkaq 10.000 të tjerë u lënduan.

Përmasat e dëmit material vlerësohen në rreth 30 miliardë dollarësh.

fatkeqesi6

Tërmeti shkatërrimtar i cili nuk mbahet në mend ndonjëherë në Kili, më 27 shkurt 2010, ka vrarë 560 njerëz dhe ka shkaktuar dëm prej 30 miliardë dollarësh për shkak të rrëzimit të ndërtesave dhe urave, ndërprerjes së rrymës elektrike dhe të linjave telefonike.

Earthquake aftermath

Uragani “Ike” i cili goditi SHBA-në, Kubën dhe Haitin, i cili filloi më 12 shtator 2008, ka vrarë 80 persona në territorin e Amerikës Veriore dhe ka shkaktuar dëm material më shumë se 30 miliardë dollarësh.

fatkeqesi8

Dalja nga shtrati e lumit Yangtze, në vitin 1988, ka shkaktuar përmbytje që nuk mbahen në mend në tërë Kinën, në të cilat kanë humbur jetën më shumë se 3.500 persona dhe ka shkaktuar dëm material prej 30 miliardë dollarësh.

fatkeqesi9

Fatkeqësia më e madhe natyrore në Francë ka ngjarë me rastin e shtrëngatave të cilat në dhjetor 1999 goditën njëkohësisht edhe Zvicrën, Danimarkën dhe Gjermaninë.

Me atë rast vetëm në Francë kanë humbur jetën 90 presona dhe është shkaktuar dëmi prej tetë miliardë eurosh. /NGJYRA.COM/ 

fatkeqesi10

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *