Lugina e balenave, një nga gjetjet më të rëndësishme të fosileve

Wadi al-Hitan, apo Lugina e balenave, që ndodhet 150 km në jugperëndim të Kajros në Egjipt, është një prej vendeve të pakta në botë që mund të tregojnë histori të bujshme të tranzicionit evolucionar të një specie.

Ky vend ofron prova për shpjegimin e një prej mistereve më të mëdha të evolucionit të balenave nga kafshë tokësore në kafshë ujore.

Lugina e balenave 11

Në këtë vend janë zbuluar qindra fosile që i përkasin nënllojit të balenave të zhdukura shumë kohë më parë, të njohura si Archaeoceti (Balenat e lashta). Ajo çka i dallon këto krijesa të lashta nga  balenat e sotme janë këmbët e prapme, që në fakt paraqesin një ndryshim anatomik të çuditshëm, por tejet të rëndësishëm.

Ky zbulim është bazë për idenë se balenat, gjitarët ujorë siç ne i njohim sot, dikur jetonin si kafshë tokësore.

Lugina e balenave 10

Që nga zbulimi i tyre në vitin 1902, fosilet e Wadi al-Hitanit kanë ngritur më shumë pyetje se sa më që kanë ofruar përgjigje. Derisa qindra skeletë të ruajtur mirë të archaeoceteve kanë ofruar një pamje të rrallë dhe të çmuar të balenave në fazën përfundimtare të humbjes së gjymtyrëve të tyre  të pasme dhe kalimit në krijesa të detit.

Biologët e evolucionit ende janë tëhutuar lidhur me identitetin e paraardhësit më të hershëm  të balenave.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Vetëm në  vitin 2005, një ekip i shkencëtarëve amerikan dhe francez më në fund e zbuloi lidhjen që mungonte ndërmjet balenave dhe hipopotamit, që është i afërmi i tyre më i afërt.

Ky zbulim, i mbështetur nga koleksione tjera të fosileve të  balenave të gjetura në Pakistan, i ka vënë vënë balenat në grupin taksonomik artiodactyls (thundrakëve), i cili përfshin disa të afërm jo edhe aq të pritshëm siç janë: devet, derrat dhe gjirafat.

Lugina e balenave 4

Përveç fosileve mbresëlënëse archaeocete, prej të cilëve më i gjati është 21 metra, në këtë vend janë zbuluar edhe fosile të kafshëve të tjera të hershme, si: peshkaqenë, krokodila dhe breshka.

Megjithëse fosilet në Wadi al-Hitan nuk janë më të vjetrit në botë, vet numri dhe ruajtja e jashtëzakonshme e tyre (disa përmbajtje lukthi janë ende të paprekura) paraqesin një pasuri të çmuar për paleontologët dhe shkencëtarët e evolucionit.

Lugina e balenave 8

Për këtë arsye, në vitin 2005 “Lugina e balenave” në Egjipt u bë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. /NGJYRA.COM/

Lugina e balenave 1 Lugina e balenave 5 Lugina e balenave 6 Lugina e balenave 2 Lugina e balenave 9

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *