• Aktualitet
  • Biznes
  • Historike
  • Humor
  • Rreth Botes
  • Tech
  • VIP
Ngjyra.com
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Ngjyra.com
No Result
View All Result

Minareja e vogël – struktura që duhej të ishte më e larta në Azinë Qendrore

by
26/11/2015
in E hirtë
0
Minareja e vogël – struktura që duhej të ishte më e larta në Azinë Qendrore

E njohur si simbol ikonik i qytetit Khiva në Uzbekistan, Minareja e Vogël (Kalta Minor), e cila gjendet  përpara fasadës së medresesë së Muhamed Amin Khanit, është e mbuluar me pllaka të holla me ngjyrë të kaltër dhe të gjelbër – të cilat e bëjnë të dalë në pah dhe të dallohet nga godinat e ndërtuara përreth.

Sipas legjendës, ndërtimi i kësaj minareje ka filluar në vitin 1852 me urdhrin e sundimtarit të  Khëarezmit, Mohammad Amin Khan, për të cilin thuhet se donte të kishte një minare aq të lartë saqë prej saj të mund ta shihte gjithë rrugën për në Buhara, që ishte gati 400 km larg prej Khivas.

Kalta Minor9

Disa thonë se, po të përfundohej kjo minare, e cila ishte menduar të jetë 70- 110 metra e lartë, do të bëhej edhe struktura më e lartë në Azinë Qendrore.

Punët për ndërtimin e saj u ndërprenë, për të mos vazhduar më kurrë, pas tri vjetësh – kur Mohammad Amin Khan ishte vrarë në luftë me Turkmenët në Serakh.

Gjatë këtyre tre vjetëve ishin ndërtuar vetëm 26 metra të kësaj minareje me diametër të bazës prej 14.5 metrash, andaj  vendasit kishin filluar ta quajnë atë Kalta Minor apo “Minareja e vogël”.

Kalta Minor3

Kalta Minor është e vetmja minare e mbuluar plotësisht me pllaka të lëmuara me shkëlqim, që formojnë zbukurime të ndryshme të ndërlikuara shumëngjyrëshe, prej të cilave dominojnë ajo e gjelbër dhe e  kaltër.

Përndryshe, ngjyra e kaltër është ngjyra që është përdorur më së shumti për zbukurimin e shumë ndërtesave historike të vendeve të Azisë Qendrore, e veçanërisht Uzbekistanit. /NGJYRA.COM/

Kalta Minor5 Kalta Minor4 Kalta Minor1 Kalta Minor8 Kalta Minor7 Kalta Minor6 Kalta Minor2

Tweet #prishtina
Previous Post

Një rinovim me stil i shtëpisë

Next Post

12 dizajne unikate të shtëpive lundruese

Next Post
12 dizajne unikate të shtëpive lundruese

12 dizajne unikate të shtëpive lundruese

Please login to join discussion

Other Themes

  • ColorMag
  • Accelerate
  • Ample
  • Esteem
  • Freedom
  • Masonic
  • Radiate
  • Spacious

Advertisiment

Linqe me rëndësi

  • Fluturimet në ANP “Adem Jashari”
  • Policia e Kosovës
  • Doganat e Kosovës
  • KESCO-Qendra e thirrjeve
  • Ujësjellësi-Qendra e thirrjeve

RSS Vipat Shqiptarë

  • Tuna braktis te dashurin
  • Te jesh seksi eshte plus per nje femer
  • Shtrohet ne spital
  • Bono i U2 kumbari i binjakeve
  • E zbehet dhe e dobet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.