Noti në alga…

Bregdeti Qingdao tashmë me vite është cak i popullarizuar i turistëve, mirëpo asgjë nuk ka tërhequr aq shumë vëmendje sikur dukuria e numrit të shumtë të algave.

Algat ushqyese janë të njohur si sallata deti, thjesht kanë vërshuar bregdetin, ndërkaq për herë të parë kanë filluar të shfaqen në numër të madh në vitin 2007.

algat013

Shkencëtarët akoma nuk janë të sigurt se a është ky fenomen shkaktar i ndotjes apo i ndryshimeve të praktikës bujqësore në jug të Qingdaos.

Një gjë është e sigurt – derisa turistët kënaqen duke i ngrënë ato, algat fermerëve dhe pushtetit lokal po u krijojnë probleme të mëdha.

Vetëm në vitin 2011, janë pastruar 19.800 tonelata alga, ndërkaq pastrimi i plazhit ka kushtuar 30 milionë dollarë. Dëmi që u është shkaktuar fermerëve dhe peshkatarëve vlerësohet në më shumë se 100 milionë dollarë.

algat011

Sallata e detit është e parrezikshme për njerëzit, mirëpo mund të jetë shkatërruese për ekosistemin detar. Kur të fillojnë të prishen, këto alga lirojnë acid sulfhidrik në ujë, i cili në sasi të mëdha mund të dëmtojë organizmat e tjerë të cilët jetojnë në të.

Pos sasisë së madhe të gazrave helmuese të acidit sulfhidrik, kur prishen, algat gjithashtu krijojnë armë tepër të pakëndshme e cila më së shumti u ngjan vezëve të prishura.

People walk through algae-covered seaside in Qingdao

Sado që të krijojnë probleme, algat akoma po tërheqin turistë dhe banorë vendës, të cilët tashmë janë mësuar që çdo verë të lahen në shtresën e trashë të gjelbër të algave. /NGJYRA.COM/

algat999 Algae bloom in Qingdao, China algae_china algat888 A worker cleans algae off a fence near the coastline in Qingdao. algat666 A man covers himself with algae as he poses for photographs on a beach in Qingdao algat555 algat222 algat10 10 10

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *