“Para se të vdes…”, muri interaktiv që pushtoi botën

Pasi e kishte humbur një person të dashur dhe kishte mbijetuar depresionin e thellë, artistja Candy Chang kishte krijuar një mur interaktiv në një shtëpi të braktisur në qytetin New Orleans, në SHBA – si vend ku do të mund të shprehte perspektivën mbi jetën dhe ndjenjat e brendshme.

Muri interaktiv, në fakt, ishte një tabelë e vendosur në një hapësirë publike, mbi të cilën ishte e shkruar një fjali e papërfunduar – që fillonte me shprehjen: “Para se të vdes, dua që…” e të cilën njerëzit mund të përfundonin duke reflektuar mbi jetën dhe duke shprehur aspiratat e tyre.

para se te vdes 003

Ideja e saj ishte thjesht një eksperiment nga i cili artistja nuk priste shumë. Megjithatë, qysh ditën tjetër, muri i saj ishte mbushur me përgjigje të njerëzve, të cilët kishin shprehur dëshirat e tyre, endërrat, shpresën, frikën dhe aspiratat.

Dikush kishte shkruar se do të dëshironte të ishte vetvetja, dikush që të shihte vajzën derisa diplomonte, dikush të përqafonte edhe njëherë ish të dashurën…

Thënë ndryshe, fqinjët ia bënë me dije Chang se ajo nuk ishte e vetme në këtë botë, sepse edhe ata kishin ndjenja dhe dëshira të ndrydhura brenda tyre.

para se te vdes 008

Chang pastaj postoi disa foto të murit të saj në internet, ku mori mesazhe nga mbarë bota dhe, kështu u krijua një komunitet i madh që e mbështeste idenë e saj.

Më vonë Chang krijoi dhe një ueb-faqe për projektin e saj, ndërsa deri në ditët e sotme mbi 1.000 mure “Para se të vdes…” janë krijuar në 35 gjuhë të ndryshme në 70 vende të botës, përfshirë këtu Kazakistanin, Irakun, Haitin, Kinën, Ukrainën, Portugalinë, Japoninë, Danimarkën, Argjentinën, Afrikën e Jugut…

Së fundi ajo ka botuar edhe librin “Para se të vdes…” i cili është pritur me shumë interes nga lexuesit. Në vijim ju sjellim disa nga muret e Changut që janë vendosur në vende të ndryshme të botës. /NGJYRA.COM/

para se te vdes 011 para se te vdes 012 para se te vdes 010 para se te vdes 007 para se te vdes 009 para se te vdes 002 para se te vdes 001 para se te vdes 006 para se te vdes 013 para se te vdes 004

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply