Parku përrallor i xixëllonjave në Kinë

Nëse si fëmijë keni vrapuar pas xixëllonjave gjatë ditëve të nxehta të verës, atëherë, parku që do tua prezantojmë në vijim – për një moment, do t’ju ngjallë kujtimet e bukura të fëmijërisë.

Parku tematik në qytetin Wuhan, në provincën kineze Hubei, është shtëpi e rreth 10,000 xixëllonjave të cilat, gjatë verës, çdo natë ndriçojnë gjithë parkun .

Parku me drita fluoreshente është i ndarë në pesë zona, zonën e fluturimit, zonën e vrojtimit, zonën e vrojtimit të afërt, zonën e kultivimit dhe zonën e vrojtimit shkencor.

Secila zonë në këtë park është e dedikuar për kategorinë e caktuar të vizitorëve, prej turistëve deri te shkencëtarët.

xixe xixe 3333

Edhe pse kultivimi i xixëllonjave është shumë i shtrenjtë, rreth 1.61 dollarë për secilën prej tyre, kjo gjë nuk paraqet problem. Kinezët i adhurojnë xixëllonjat, ndërsa biletat për të vizituar këtë park shiten me shpejtësi marramendëse.

Dikur, këto insekte ndriçuese ishin pjesë e netëve në shumicën e provincave kineze, mirëpo, në vitet e fundit numri i tyre është zvogëluar dukshëm, për shkak të ndotjes së ajrit dhe shkatërrimit të ambientit.

Pasi që xixëllonjat janë insekte sezonale, ky park hapet çdo vit më 30 maj dhe punon deri në muajin tetor. /NGJYRA.COM/

parku xixe 0006 parku xixe 0003 parku xixe 0002 parku xixe 0001

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply