• Aktualitet
  • Biznes
  • Historike
  • Humor
  • Rreth Botes
  • Tech
  • VIP
Ngjyra.com
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Ngjyra.com
No Result
View All Result

Përse kur bëhemi prindër shpesh seksi mungon…?

by
03/10/2015
in E kuqe
0
Përse kur bëhemi prindër shpesh seksi mungon…?

Dihet se me këtë rast nuk duhet përmendur vetëm e vetëm që jemi të preokupuar me kujdesin për fëmijën tonë, gjë që merr një pjesë goxha të madhe të kohës dhe të energjisë. Në cilësinë e keqe apo edhe në mungesën e seksit pas lindjes së fëmijës ndikojnë disa faktorë.

Pesha e shtuar trupore gjatë shtatzënisë

Couple lying in bed with newborn baby

Është kjo dukuria më e shpeshtë me të cilën pas lindjes i ngarkon një numër të madh femrash. Është e vërtetë që menjëherë pas lindjes humbet pesha trupore, mirëpo as për së afërmi nuk arrihet në formën e tillë siç ka qenë më parë.

Pamjen që e shohim në pasqyrë tek ne zgjon dyshimin se a jemi akoma joshëse për partnerin tonë.

Mirëpo, kësaj pyetje është e vështirë t’i gjendet përgjigjja … gjithsesi me kujdesin ndaj vetes, pra me rekreacion të rregullt dhe me ushqim të shëndetshëm, do të kthejmë vetëbesimin.

Pra, jini të bindura që pamjen që e shihni në pasqyrë gjithnjë e më shumë do t’ju pëlqejë, mbase edhe më shumë se më parë.

Ndërkaq, duke pasur parasysh që rekreacioni i rregullt i përditshëm kërkon kohë, është mirë që edhe partneri të marrë pjesë në kujdesin ndaj fëmijës dhe në punët e shtëpisë.

Me ndarjen e punëve që të dy do të mësoni të gjitha karakteristikat e të qenit prindër, por megjithatë do të keni kohë edhe për veten, gjë që përfundimisht do t’i kontribuoni edhe përmirësimit të jetës tuaj seksuale.

martuarit1111

Depresioni pas lindjes

Shumë më tepër kujdes sesa vetëm numërimit të kilogramëve të tepërt, kërkon kujdes serioz dhe gjithnjë e më të shpeshtë gjendja pas lindjes, e cila manifestohet me ndryshimet e papritura të humorit, sjelljes dhe me mungesën e afshit seksual.

Roli i nënës

Disa meshkuj me vetë faktin që partnerja e tyre është bërë nënë, humbin dëshirën për seks me të. Për arsye akoma të panjohura ndryshojnë qëndrimin ndaj saj dhe më nuk e dashurojnë.

Zgjidhja e problemit bëhet me komunikim të hapur, mirëpo nëse nuk rezulton me sukses, është mirë që partneri juaj të shkojë për t’u vizituar te psikologu apo psikiatri, të cilët me ndihmën profesionale do të dinë të kërkojnë shkakun dhe daljen nga situata e krijuar.

Humbja e libidosë

martuarit444

Gjatë kohës së shtatzënisë dhe pas saj humbja e libidosë është dukuri e shpeshtë. Rreth kësaj çështjeje nuk duhet të ngrihet alarmi, sepse kur trupi të rigjenerohet nga stresi që e ka shkaktuar lindja, çdo gjë do të jetë si më parë.

Faktorët e sipërpërmendur, pos mungesës së kohës, mund të përkeqësojnë edhe jetën tuaj seksuale dhe të rrënojë cilësinë e partneritetit. Mjeti i suksesshëm për zgjidhjen e problemit të këtij lloji është qëndrimi i hapur dhe komunikimi i mirë.

Gjeni kohë edhe për veten edhe për momente të përbashkëta, sepse kështu do t’i kontribuoni shumë marrëdhënies seksuale me partnerin dhe do të jeni të kënaqur, gjë që është elementi kryesor i të qenit prindër të suksesshëm. /NGJYRA.COM/

Tweet #prishtina
Previous Post

Ushtrimet më të çmendura ushtarake në botë

Next Post

Albjona Muharremaj

Next Post
Albjona Muharremaj

Albjona Muharremaj

Please login to join discussion

About Us

COLORNEWS

We love WordPress and we are here to provide you with professional looking WordPress themes so that you can take your website one step ahead. We focus on simplicity, elegant design and clean code.

Advertisiment

Linqe me rëndësi

  • Fluturimet në ANP “Adem Jashari”
  • Policia e Kosovës
  • Doganat e Kosovës
  • KESCO-Qendra e thirrjeve
  • Ujësjellësi-Qendra e thirrjeve

RSS Vipat Shqiptarë

  • Tuna braktis te dashurin
  • Te jesh seksi eshte plus per nje femer
  • Shtrohet ne spital
  • Bono i U2 kumbari i binjakeve
  • E zbehet dhe e dobet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.