Saltstraumen, ngushtica me rrjedhën më të shpejtë të ujit në botë

Ngushtica Saltstraumen e Nordlandit, ndodhet 30 km në lindje të qytetit Bodø, në Norvegji, ndërsa njihet si vendi me rrjedhën më të shpejtë të ujit në botë.

Çdo gjashtë orë, rreth 400 milionë metra kub të ujit të detit, rrjedhin nëpërmjet kësaj ngushtice – të gjatë 3 kilometra dhe të gjerë 150 metra – me shpejtësi prej 41 km në orë.

Në këtë rrymë të fuqishme të ujit të detit, formohen “maelstromët”, respektivsht vorbullat më të fuqishme të ujit në botë, me gjerësi deri në 10 metra dhe me thellësi deri në 5 metra.

Saltstraumen 0009

Fjala maelstrom (malström/malstrøm) në gjuhët skandinave përshkruan gjeratoret e fuqishme që shfaqen brenda ujit. Këtë fjalë për herë të parë e ka përdorur, në vitin 1841, shkrimtari i famshëm Edgar Allan Poe, dhe që nga ajo kohë ajo përdoret në shumë gjuhë të botës.

Krahas faktit që ka rrjedhën më të shpejtë të ujit në botë dhe vorbullat, Saltstraumen njihet edhe si pikë e popullarizuar turistike për adhuruesit e peshkimit dhe të zhytjes.

Megjithatë, gjatë vizitës në këtë ngushticë, vizitorët duhet të jenë të kujdesshëm për shkak të vorbullave, sepse ato mund të shfaqen edhe atëherë kur uji duket i qetë. /NGJYRA.COM/

Saltstraumen 0008 Saltstraumen 0006 Saltstraumen 0005 Saltstraumen 0012 Saltstraumen 0002 Saltstraumen 0010 Saltstraumen 0011 Saltstraumen 0007

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *