Shprehitë e këqija mund ta shkatërrojnë lidhjen tuaj

Së paku një herë në javë shkyçni telefonat celularë/të mençur dhe kalojeni kohën me partnerin. Ndërroni rolet gjatë kryerjes së detyrave shtëpiake, që të mund të vlerësoni punën e njëri-tjetrit. Kuptoni si duhet t’i zgjidhni problemet në lidhjen tuaj apo bashkëshortësi…

Madje edhe çiftet më të lumtura kanë periudha të krizës në lidhjen e tyre, por me e rëndësishmja është që t’i njohësh gabimet dhe t’i riparosh ato, para se ato të shndërrohen në probleme që mund të shkatërrojnë lidhjen apo jetën tuaj bashkëshortore, vlerëson psikologja dr. Jill P. Weber.

Father cooking with children

Të hënën ndërroni rolet

Nëse përpiqeni madje, edhe mosmarrëveshjet më të mëdha mund të zgjidhen brenda një jave. Të hënën ndërroni rolet në kryerjen e punëve shtëpiake. P.sh. Mund t’i hidhni mbeturinat, ose të shëtisni qenin tuaj, derisa i dashuri t’i pastrojë enët. Kështu do të tregoni se e çmoni punën e tij – ndërsa veprimet solidare mund të bëjë mrekulli në jetën tuaj bashkëshortore.

Të martën planifikojeni vikendin

Vikendin duhet të filloni ta planifikoni të martën. Bashkë me partnerin tuaj, bëjeni një listë të obligimeve që duhet t’i përfundoni gjatë javës, dhe kush cilin obligim duhet ta kryejë. Kështu, e shtuna dhe e diela mund të mbesin të lira për t’u kënaqur. Për vikend planifikoni diçka interesante. Në vend të shkuarjes tradicionale në  kinema – shkoni diku ku mund të vallëzoni. Kjo do ta thyejë monotoninë e përditshme.

cifti shprehi333

Të mërkurën zgjohuni më herët

Zgjohuni më herët se zakonisht dhe kënaquni me momentet që do t’i kaloni me partnerin. Këto  momente mund të jenë; seksi para punës, apo edhe një kafe e përbashkët – varësisht nga disponimi juaj. E rëndësishme është që pastaj të keni pak kohë të lirë edhe për shoqërinë tuaj.

Të enjten pa teknologji

Të enjten mund të kaloni pa e përdorur teknologjinë. Edhe nëse jeni të varur nga ajo – mos lejoni që ajo t’ju bëhet preokupim jetësor dhe t’ju largojë nga personi që e dashuroni. Në vend të Facebookut ose e-mailit, kaloni më shumë kohë me partnerin – lozni së bashku, ose thjesht bëni muhabet.

cifti shprehi111

Të premten zgjidhen të gjitha problemet

E premtja është ditë ideale që t’i zgjidhni të gjitha problemet e akumuluara. Përqendrohuni në ndjenjat tuaja dhe shpjegoni partnerit se çfarë ju mundon. Nëpërmjet bisedës mund të zgjidhni p.sh. problemin e hedhjes së çorapeve të papastra kudo… Kërkoni ndihmën dhe mirëkuptimin e partnerit – dhe premtojini se, nëse përmirësohet, nuk do t’ia përsërisni gabimet nga e kaluara.

Të shtunën rezervojeni për vetën tuaj

Mëngjesin e së shtunës mund ta kaloni të ndarë, qoftë dhe për më shumë orë gjumë, apo dhe për pak kohë të nevojshme në vetmi. Kur ta mblidhni energjinë e nevojshme – freskia që do ta rrezatoni ka për t’i pëlqyer edhe partnerit tuaj. Më pastaj, bashkërisht mund t’iu përkushtoheni gjërave që ju interesojnë – qofshin ato shëtitja, familja, miqtë apo dhe shoqëria.

Fall Family Photographs

E diela dhe familja, çift i përkryer

Këtë ditë duhet t’ia kushtoni familjes dhe miqve tuaj. Mund t’i kujtoni ditët e kaluara duke shfletuar një album familjar, ose duke i shikuar video-xhirimet e dikurshme. Kjo do t’ju ndihmojë t’i kujtoni momentet e lumtura që keni pasur dikur dhe do t’ju japë motiv shtesë të vazhdoni të përpiqeni edhe më shumë për lidhjen tuaj. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *