Shtatë bibliotekat moderne më të bukura në botë

Instituti Amerikan i Arkitektëve dhe Shoqata Amerikane e Bibliotekave kanë shpallur fituesit në kategorinë e bibliotekave më të bukura moderne, “2016 AIA/ALA Library Building Awards”.

Me këtë titull janë nderuar shtatë biblioteka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada – të cilat janë përzgjedhur sipas kriterit: trasformimi i dizajnit tradicional të bibliotekave në dizajn unikat dhe të mahnitshëm.

Të shohim në vijim se cilat biblioteka janë nderuar me këtë çmim.

1. Qendra për studim në Universitetin Ryerson, në TorontoKanada

bib modern 00001

Foto: Younes Bounhar/Amanda Large

bib modern 00002

Ndërtesa tetëkatëshe, me koncept të hapur, është inspiruar nga arkitektura antike greke, që lartëson atmosferën shoqërore të shkëmbimit të ideve.

Foto: Lorne Bridgman

2. Biblioteka e renovuar Sawyer në Kolegjin Williams, në Massachusetts, SHBA

bib modern 00003

Foto: Peter Aaron

Brendia e kësaj biblioteke ka përplot mure lëvizëse, hapësira moderne të leximit, dhe ato për lëvizje.

bib modern 00004

Foto: Peter Aaron

3. Biblioteka Publike e Billingsit, në Montana, SHBA

bib modern 00005

Foto: Bill Timmerman

Atriumi i kësaj biblioteke është pika kulmore e saj, ndërsa intereri modern sikur magjepsë që të kaloni sa më shumë kohë brenda hapësirave të saj.

bib modern 00006

Foto: Bill Timmerman

4. Biblioteka Publike e Chicagos, në Chicago, SHBA

bib modern 00007

Foto: Jon Miller

Kjo bibliotekë është hapur në gusht të vitit 2015, ndërsa brenda saj ekzistojnë madje dhe kënde për lojë.

bib modern 00008

Foto: Jon Miller

5. Biblioteka Publike Renton, në Washington, SHBA

bib modern 00009

Foto: AIA

Kjo bibliotekë është kombinim në mes të industrializmit dhe natyrës, ndërsa ambienti i saj i brendshëm është shumë i ngrohtë.

bib modern 00010

Foto: AIA

Biblioteka Walker në Hennepin County, Minneapolis, SHBA

bib modern 00011

Foto: AIA

Në vitin 2014 kjo bibliotekë është përuruar me parkingje nëntokëore për makina, pastaj parkingje për biçikleta, salla për lexim me tabletë të bibliotekës, hapësira për shumë qëllime – studim, lexim dhe diskutim etj.

bib modern 00012

Foto: AIA

Biblioteka Publike Lawrence, në Kansas, SHBA

bib modern 00013

Foto:  Tim Griffith

Deri në vitin 2014, kjo ishte një godinë e ftoftë prej betoni. Sot ndërkaq kjo bibliotekë ka një pamje moderne, me strukturë të kombinuar prej qelqi, druri dhe betoni, ndërsa ofron hapësira të mjaftueshme të pajisura me teknologjinë më të lartë. /NGJYRA.COM/

bib modern 00014

Foto: Michael Sinclaire

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply