Shtëpitë lundruese mbi liqenin Bokodi në Hungari

Dy qytete, Bokod dhe Oroszlany, që gjenden rreth 80 km në perëndim të Budapestit, gjenden fare pranë liqenit Bokodi, në Hungari, madje dhe mbi liqen.

Lagje të tëra të shtëpive lundruese janë ndërtuar mbi këtë liqen të bukur, që zakonisht shfrytëzohen për pushime verore, ndërkaq, nga peshkatarët, përgjatë gjithë vitit – sepse, përkundër dimrave të ftohtë hungarez, liqeni pothuajse nuk ngrin asnjëherë.

Liqeni nuk ngrin edhe për shkak të elektranës së madhe, që shfrytëzon ujin e këtij liqeni për ftohje. Kështu, uji qarkullon në vazhdimësi; uji i ftohtë hyn në elektranë, ndërsa i ngrohti lëshohet nga elektrana dhe kthehet prapa në liqen.

bokodi lake 00012

Kësisoj, peshkatarët asnjëherë nuk duhet të thyejnë akullin për të peshkuar, dhe po të duan, mund të peshkojnë edhe nga dritaret e shtëpive të ndërtuara mbi liqen.

Ky liqen u bë i popullarizuar në botë gjatë vitit 2014, kur ueb-faqja e kërkimit, Bing, e vendosi një imazh të tij në sfond – që u pa nga miliona njerëz anëmbanë botës. Po ashtu, po të njëjtin vit, ky liqen u pasqyrua edhe në spotin e përfaqësuesit të Hungarisë në “Eurovision”. /NGJYRA.COM/

bokodi lake 00004 bokodi lake 00013 bokodi lake 00006 bokodi lake 00007 bokodi lake 00008 bokodi lake 00010 bokodi lake 00014 bokodi lake 00015 bokodi lake 00005 bokodi lake 00002 bokodi lake 00003 bokodi lake 00001 bokodi lake 00009

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *