Si ta njihni Kazanovën?

Keni njohur mashkullin shumë joshës i cili ju dëgjon, ju vlerëson, ju qetëson shpirtin. A është fjala për princin në kalë të bardhë apo për gruarin – Kazanovën?

Të gjithë e dimë se si ndodhë kjo. Të ofrohet mashkulli shumë simpatik, seksi dhe joshës për shkak të të cilit ju dridhen gjunjët. Në moment di të mposhtë mekanizmin tënd mbrojtës, të të vërë në gjumë me komplimente, të të porositë pije dhe nuk të lë të paguash, sepse ti je ajo femra e bukur që nuk paguan vetë.

Krahas kësaj, të thotë se nuk ka mundur të t’i ndajë sytë që kur ke hyrë në lokal dhe që ke buzëqeshjen më të bukur që ka parë ndonjëherë.  Sillet në mënyrën më të përsosur për t’u treguar sa më bindshëm, andaj me kujdes e pyet se a është i tillë ndaj çdo femre që hyn në lokal.

Do të dëshiroja të jetë kjo e vërteta, mirëpo masat e kujdesit kurrë nuk janë të tepërta, sepse zemra e thyer nuk shërohet aq lehtë. Ja si do të njihni gruarin.

Kazanovë në shikim të parë

kazanova333

Gruarët janë joshës, të kujdesshëm, të interesuar për bisedë, u interesojnë pasionet, interesimet dhe ndjenjat tuaja. Dinë jashtëzakonisht mirë të të dëgjojnë, siç dinë ta orientojnë bisedën në atë mënyrë që të zhvillohet lehtë dhe që femra të lirohet plotësisht dhe t’i besojë.

Zgjedhja me kujdes e komplimenteve, të cilat nuk janë klishe dhe zakonisht janë të sinqerta, sepse gruari vërtet i do (të gjitha) femrat, di ta bindin femrën se është më e veçantë.

Ajo e cila bie në grep vërtet fillon të shkëlqejë para lëvdatave të shumta të gruarit.

Gruarët njohin zemrën e femrës

kazanova4444

Kazanovët njohin shumë mirë ndjenjat e femrës dhe humorin e tyre, mënyrën e të menduarit. Zakonisht janë të rrethuar me miq të shumtë, sepse, në rend të parë, kënaqen në shoqërinë e femrave. Duan lojën e gjuetisë, e cila,pos nivelit të testosteroneve, ngre edhe ndjenjën origjinale të burrërisë.

Pra, edhe pse duket sikur janë plot vetëbesim, zakonisht është krejtësisht e kundërta. Me femrat patjetër duhet të krijojnë besimin se janë të kënaqur me vetveten.

Psikoterapeuti Jed Diamond përshkruan nevojën për sfida të reja të përhershme të cilat prezantojnë femrën pikërisht në pamje të keqe të cilën e kanë për veten dhe pasigurinë e gruarit në të cilën ndodhen përgjithësisht ata. Ajo pasiguri gjoja është pasojë e mungesës së figurës atërore në fëmijëri.

Si ta njihni mashkullin gruar?

CASANOVA GENERIC.jpg

Të tillë janë meshkujt të cilët flirtojnë me secilën femër, madje edhe me femrat e miqve të tyre. Janë të gatshëm që të shkojnë në krevat edhe me partnere të pashembullta vetëm e vetëm se u jepet rasti.

Në afat të gjatë nuk janë të lumtur, sepse seksi serik nuk sjell vetëdije dhe vetëbesim serik. Janë të nevojshme gjithmonë konfirmime të reja që vërtet mund të joshin femra njëra pas tjetrës. Nuk mund të qëndrojnë gjatë në lidhje.

Nëse dëshiron ta njohësh, përpjekjet që të mësosh se a fsheh jetën e tij private para njerëzve të cilët janë të rëndësishëm për të dhe a premton vazhdimisht se nuk do të flirtojë më me femra të miqve të tij (natyrisht premtimin nuk e mban) pastaj a fle me partneret të cilat për të janë të pashembullta vetëm e vetëm pse e ka pasur të lehtë t’i përvetësonte.

Përgjigjja pyetjeve të tilla do të të japin përgjigje mjaft të sigurt që princi yt në kalë të bardhë është gruar. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply