• Aktualitet
  • Biznes
  • Historike
  • Humor
  • Rreth Botes
  • Tech
  • VIP
Ngjyra.com
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Ngjyra.com
No Result
View All Result

Të famshmit që u vetëqëlluan me armë

by
25/01/2015
in Rozë
0
Të famshmit që u vetëqëlluan me armë

Që më armë nuk bën të luhet janë dëshmi edhe këta persona të famshëm – të cilët kanë pësuar duke mos qenë të kujdesshëm, apo duke e nënvlerësuar rrezikun…

Jennifer O’Neill

Jennifer ONeill

Ishte viti 1982, kur ish-modelja e dhe aktorja famshme e kishte qëlluar veten në abdomen gjatë një ngatërrese me armë. Fatmirësisht, pas ndihmës mjekësore ajo shpëtoi nga më e keqja.

Jon-Erik Hexum

Jon-Erik Hexum

Gjatë xhirimit të serialit Cover Up (Mbulesa), Hexum vdiq tragjikisht nga plaga që e kishte marrë nga një plumb revoleje  – për të cilin kishte menduar se ishte i papërdorshëm.

Plaxico Burress

Plaxico Burress

Gjatë një ahengu në një klub nate në New York, në vitin 2008, Burress plagosi veten në kofshë. Pas shërimit, ai i kaloi 20 muaj në burg.

Terry Kath

Terry Kath Of Chicago

Një ditë, në vitin 1978, kitaristi i Chicagos Terry Kathe bënte të fortin – duke luajtur ruletin rus – me një revole për të cilën mendonte se ishte bosh. Revolën  vendosi në temth – por pasi tërhoqi këmbëzën, një plumb doli nga tyta – dhe aty jeta e tij mori fund.

Alan Ladd

Alan Ladd

Thuhet se ky aktor plagosi veten në krahëror derisa ishte duke e pastruar armën, në vitin 1962. Ai arriti të shërohej, mirëpo vdiq pak vite më vonë në moshën 50-vjeçare.

Al Capone

Al Capone

Në vitin 1928, bosi më i madh i krimit në botë kishte përfunduar një lojë golfi dhe derisa ngjitej në makinë aksidentalisht shkrepi arma e tij – duke e plagosur në dy dyja këmbët dhe në ije.

Lil Wayne

Lil Wayne

Si 12-vjeçar Dwayne Carter Jr. – tashmë i njohur si Lil Wayne – kishte marrë një plagë serioze në krahëror kur në shtëpi kishte gjetur një pistoletë 9 mm – dhe kishte filluar të luante me të. Ai kishte arritur të kontaktonte ndihmën e shpejtë dhe kishte shpëtuar, përkundër faktit se kishte humbur shumë gjak.

Peter Fonda

'Boondock Saints 2' Movie Premiere In Hollywood

Në moshën 11-vjeçare, aktori i mëvonshëm Peter (që rrjedh nga familja e famshme e artistëve Fonda) ishte duke e pastruar pistoletën e babait, e cila aksidentalisht kishte shkrepur dhe e kishte plagosur atë në krahëror, fare pranë zemrës. Fatmirësisht, ai kishte shpëtuar nga më e keqja. /NGJYRA.COM/

Tweet #prishtina
Previous Post

Isa Mustafa

Next Post

Alexis Tsipras

Next Post
Alexis Tsipras

Alexis Tsipras

Please login to join discussion

About Us

COLORNEWS

We love WordPress and we are here to provide you with professional looking WordPress themes so that you can take your website one step ahead. We focus on simplicity, elegant design and clean code.

Advertisiment

Linqe me rëndësi

  • Fluturimet në ANP “Adem Jashari”
  • Policia e Kosovës
  • Doganat e Kosovës
  • KESCO-Qendra e thirrjeve
  • Ujësjellësi-Qendra e thirrjeve

RSS Vipat Shqiptarë

  • Tuna braktis te dashurin
  • Te jesh seksi eshte plus per nje femer
  • Shtrohet ne spital
  • Bono i U2 kumbari i binjakeve
  • E zbehet dhe e dobet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.