Lajm
Mirë se vini në Ngjyra.com

12 elementet bazë për çdo shtëpi

12 elementet bazë për çdo shtëpi

Për të krijuar një shtëpi të këndshme dhe tërheqëse, nuk keni nevojë për buxhet të madh, por – për kreativitet dhe imagjinatë për të shprehur personalitetin tuaj.

Dekorimi i mureve

Muri i bardhë nuk duhet të jetë i mërzitshëm – sepse aty mund të vendosni krijimet tuaja artistike – dhe kjo gjë kushton fare pak.

Holli hyrës

Një ulëse interesante u lë përshtypje mysafirëve – që të ulen dhe t’i zbathin këpucët me komoditet, ndërsa muri me ngjyra të shndritshme do të japë një pamje elegante.

korridori5555

Deponimi kreativ

Vendi ku i ruani gjësendet tuaja mund të shërbejë edhe si një copë dekorative – që duket sikur kur mbi raftet e bardha vendosni gjësendet laramane.

Një pikë referuese

Tregoni se keni stil duke vendosur gjëra të pazakonshme, siç është ky llambadar mbi tryezari.

kuzhina4444

Një kuzhinë e organizuar mirë

Kur çdo gjë është në vendin e vet, punët në kuzhinë do të kryhen më lehtë.

Hapësira për ngrënie të ushqimit

Është vendi ideal ku ju e ndani ushqimin tuaj me dikë që e doni, dhe ku mund të përjetoni kënaqësi në shoqërinë e miqve tuaj.

tavolina femije20

Këndi inspirues i punës

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një kënd të dhomës, apo për një dhomë të tërë, këndi i punës duhet të jetë i mobiluar bukur, dhe sa më pak i ngarkuar, në mënyrë që t’i shmangeni stresit.

Hapësira për çlodhje

Është qëndrimi ditor me shumë ndriçim, që reflekton stilin tuaj të jetës, ndërsa duhet të jetë i mobiluar me ulëse ose karrige të rehatshme.

dhoma1111

Dhoma e gjumit

Vështirë se mund të keni ëndrra të ëmbla dhe të ndjeheni mirë në një dhomë kaotike. Andaj, vendosni jastëk pelushi dhe tepih të butë, që të arrini efektin e dëshiruar.

Gardëroba

Është pothuajse e pamundur që në mëngjes të bëheni gati për t’i kryer obligimet tuaja ditore, nëse dollapin e gardërobës nuk e keni të rregulluar. Andej vendosni rregull edhe në dollapin tuaj, dhe përpiquni ta mirëmbani atë.

banja1111

Banjë me karakter

Përpiquni që banjën tuaj të bëni të veçantë – duke vendosur brenda saj një karrige antike ose ilustrime në kornizë.

Hapësirë ​​e hapur

Një vend privat ku ju mund t’ gëzoheni ndonjë rrezeje të diellit është shumë i vlefshëm. Nëse nuk keni oborr, përpiquni që një vend të tillë të krijoni në ballkon ose në tarracë. /NGJYRA.COM/

Ndaj: