Kujdesuni që jeta seksuale në masën më të madhe të mundshme të jetë e kënaqshme për të dy partnerët. A pajtoheni në përgjithësi në shtrat? Ju dhe partneri shtroni pyetjen se a jeni kënaqur me shpeshtësinë e marrëdhënieve seksuale.
Sa shpesh keni marrëdhënie seksuale?
Kur bëni seks, është mirë që për të të bisedohet më shumë dhe të mos mbani në vete pakënaqësitë dhe vështirësitë eventuale. Prandaj nuk do të jetë e tepërt nëse bisedën e orientoni në disa pyetje të cilat mund t’ju çojnë tek ndonjë zgjidhje konkrete, apo partnerit t’ia tregoni vështirësitë për të cilat më parë as që ka menduar.
Pyetja e parë që duhet bërë lidhur me seksin është gjithsesi shpeshtësia e marrëdhënieve seksuale. Nëse përgjigjja juaj do të jetë aq shpesh sa e dëshironi, çdo gjë është në rregull. Nëse përgjigjja është shumë e rrallë, apo vetëm kur partneri dëshiron, koha është për bisedë të sinqertë dhe për zgjidhje të problemeve.
Jo më pak e rëndësishme është edhe pyetja mbi refuzimin e seksit, ku përgjigjja gjithashtu duhet të jetë e barabartë,sepse në rastin e kundërt do të mund të krijohen vështirësi.
Si t’ia bëni nëse partneri nuk është i gatshëm për seks?
Në lidhje të gjatë ndërmjet partnerëve herët a vonë ndodhin refuzime seksuale, kur njëri partner në atë çast thjesht nuk ka vullnet për seks. Ndërkaq vështirësitë lindin kur ato refuzime janë të shpeshta dhe kur partnerët grinden kur dëshirojnë të bëjnë seks. Apo, kur nuk kuptohen drejt, por mendojnë që ka arritur fundi i botës.
Prandaj vetëm pyesni, se çka bëni më së shpeshti kur partneri ju refuzon. Nëse përgjigjja është që pajtoheni me situatën e tillë dhe thjesht mendoni që nuk ka qenë çasti i duhur, keni vepruar mirë, gjithsesi nëse nuk ndodh shumë shpesh.
Nëse në çast mbase jeni të hidhëruar dhe të zhgënjyer, akoma nuk është kjo gjë shumë e keqe. Mirëpo, nëse ndiheni shumë të lënduar dhe mendoni madje edhe për hakmarrje, duhet patjetër të pyesni veten përse po ndodh ashtu dhe duhet sa më parë të eliminoni këtë problem.
Nëse konstatoni që partneri juaj është në esencë shumë i turpshëm dhe i përmbajtur kur dëshironi të bëni seks, duhet patjetër të bisedoni për këtë gjë. Kuptohet, jo duke e akuzuar apo duke e detyruar të bëjë diçka që nuk i përshtatet, por ngadalë, me sinqeritet dhe në çastin e duhur.
A ndiheni të zhgënjyer nëse partneri juaj nuk përjeton orgazmën?
Orgazma është qëllimi madhor i cili nuk bën të mungojë, prandaj pikërisht për shkak të vështirësive në atë zonë midis çifteve shumë herë ndodhin pakënaqësi, madje edhe grindje. Mashkullin e bren ndërgjegjja, sepse nuk di t’i ofrojë orgazmën femrës, ndërkaq femra llomotit sepse nuk ka sukses të arrijë orgazmën dhe për këtë shkak ndihet më pak e vlerësuar.
E pra, kur ndodhin këto vështirësi, duhet të pyesni a jeni të zhgënjyer, sepse ju dhe partnerja nuk po arrini orgazmën jeni të zhgënjyer po aq shpesh sa edhe ju ndodh kështu.
Lidhur me orgazmën ka të bëjë edhe çështja për atë se sa shpesh partneri nuk tregon interesim të mjaftueshëm për seks dhe gjithsesi, a është seksi ne partnerin aq i këndshëm dhe i zjarrtë sa do ta kishit dëshiruar. /NGJYRA.COM/