Një pjesë e autostradës “së mençur”, e cila do të shndrisë në terr dhe do të ketë treguesit kohorë, do të vendoset në Holandë.
Rrugën do ta karakterizojnë edhe shiritat induktivë prioritarë për automjete elektrike, ndriçim interaktiv, i cili ndizet kur automobili kalon, por edhe ndriçimi me furnizimin e fuqisë së ajrit i cili do të jetë i vendosur gjatë pesë viteve të ardhshme.
Rrugët po ndërtohen në mënyrën e ngjashme siç janë bërë tashmë njëqind vjet – me dizajnin dhe teknologjinë e vjetër, që po shkaktojnë fatkeqësi të shumta, thonë ekspertët.
Parashikohet që së shpejti autostradat e së ardhmes do të jenë në korrelacion me automjetet e së ardhmes.
Disa qindra kilometra fillestarë të asaj “rruge të mençur”, e cila ndriçon në terr dhe ka indikatorë kohorë, do të ndërtohen në krahinën holandeze Brabant.
Projekti i autostradës së mençur (Smart Highway), i studios “Rosengarde” dhe kompanisë infrastrukturore “Heijimans”, ka fituar shpërblimin “Koncepti më i mirë i ardhshëm” në garën “Dutch DEsign Awards” dhe tashmë ka “dalë” nga suazat e konceptit.
Studioja ka zhvilluar pluhurin foto-ndriçues i cili do t’i zëvendësojë shenjat në rrugë, të cilat do të mbushen me rreze të diellit, gjë që mundëson që të ndriçojnë deri në 10 orë natën.
Ngjyrat e veçanta do të shfrytëzohen për ngjyrosjen e shenjave, siç janë fjollat e borës në tërë sipërfaqen e rrugës. Kur të ulet temperatura deri në pikën e caktuar, fotografitë do të jenë të dukshme dhe do të tregojnë që rruga është e rrëshqitshme.
Kjo teknologji tashmë disa vite ekziston në produktet e ushqimit për bebe, mirëpo kur është fjala për autostradat, do të jetë më e avancuar.
Ideja nuk është që vetëm të përdoren më shumë metodat e qëndrueshme të ndriçimit të rrugëve kryesore, gjë që do t’i bëjnë më të sigurta dhe më efikase, por shqyrtim i sërishëm i mënyrave me të cilat projektohen autostradat derisa të zbulohen dizajnet e reja të automjeteve.
Si e shikon këtë studio “Rosengarde”, automjetet dhe sistemi navigues intern janë të lidhur me sistemin global, i cili përmban të dhënat mbi kushtet e komunikacionit, paraqesin vetëm njërën nga gjysma e sistemeve tona të ardhshme për drejtimin e rrugëve.
Rrugët duhet patjetër të arrijnë pjesën e vet të përshtatjes dhe gjithashtu të bëhen “inteligjente” dhe të jenë drejtues të dobishëm të informacioneve. /© NGJYRA.COM/