• Aktualitet
  • Biznes
  • Historike
  • Humor
  • Rreth Botes
  • Tech
  • VIP
Ngjyra.com
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Ngjyra.com
No Result
View All Result

Çka merr me vete një astronaut në gjithësi

by
16/06/2016
in E hirtë
0
Çka merr me vete një astronaut në gjithësi

Në gjithësi nuk ka makina rrobalarëse. Ujë është i rëndë dhe vetvetiu edhe i shtrenjtë për 400 km transport të gjatë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë. Kjo do të thotë që pikërisht ajo që mendoni – astronautët duhet patjetër të mbajnë të veshura të njëjtat rroba, duke përfshirë edhe rrobat e brendshme, disa ditë rresht para se të mund të veshin rroba të pastra.

Andaj, shtrohet pyetja – çka kanë astronautët në valixhet e tyre kur shkojnë në gjithësi? Instruktori dhe inxhinieri i NASA-s, Robert Frost, ju lejon të shihni se çka gjendet në valixhen e udhëtimit të astronautit:

– Një palë atlete për vrapim

– Një palë atlete për vozitje biçiklete

– Një palë veshje sportive për ushtrime për tri ditë

– Një këmishë pune për dhjetë ditë qëndrimi

– Një fanellë për punë për dhjetë ditë qëndrimi

– Një palë pantallona pune për dhjetë ditë qëndrimi

– Një palë brekësh për dy ditë qëndrimi

– Një palë çorape për dy ditë qëndrimi

– Dy duksa

– Dy kombinezone – këto janë të obligueshme.

astronaut222

Kjo listë nuk përfshin rrobat e gjithësisë të cilat astronauti i ka të veshura gjatë fluturimit dhe aterrimit dhe të cilat i përdor për shëtitje në gjithësi.

NASA thekson që për shkak që astronautët jetojnë në ambiente të kontrolluara dhe nuk dalin jashtë, pos kur i kanë të veshura rrobat e veta të gjithësisë, rrobat e tyre nuk ndoten, siç do të ishte rasti në Tokë.

Pjesën më të madhe të rrobave që ata e marrin me vete në Stacionin ndërkombëtar të gjithësisë nuk e kthejnë në Tokë.

Rrobat e ndotura paketohen në thasë të cilat pastaj i vendosin në mjetin për furnizim, i cili disa herë në vit shkon deri në Stacionin e gjithësisë, por që nuk kthehen në tokë sepse kapsulat digjen kur hyjnë në atmosferë. /NGJYRA.COM/   

astronaut444

astronaut33

Tweet #prishtina
Previous Post

Zbukuroni kopshtet tuaja me ndriçim modern

Next Post

Për disponim të mirë, hani pemë dhe perime

Next Post
Për disponim të mirë, hani pemë dhe perime

Për disponim të mirë, hani pemë dhe perime

Please login to join discussion

Other Themes

  • ColorMag
  • Accelerate
  • Ample
  • Esteem
  • Freedom
  • Masonic
  • Radiate
  • Spacious

Advertisiment

Linqe me rëndësi

  • Fluturimet në ANP “Adem Jashari”
  • Policia e Kosovës
  • Doganat e Kosovës
  • KESCO-Qendra e thirrjeve
  • Ujësjellësi-Qendra e thirrjeve

RSS Vipat Shqiptarë

  • Tuna braktis te dashurin
  • Te jesh seksi eshte plus per nje femer
  • Shtrohet ne spital
  • Bono i U2 kumbari i binjakeve
  • E zbehet dhe e dobet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.