Çdo 23 shtator shënohet Dita ndërkombëtare e biseksualëve. Organizata të ndryshme organizojnë ndeja në mbështetje të personave biseksualë për të ndihmuar në vetëdijesimin e publikut mbi këtë çështje.
Është interesant të përmendet fakti se, më 2013, Shtëpia e Bardhë pati mbajtur një tavolinë të rrumbullakët për të diskutuar çështjet e komunitetit biseksual dhe për të kremtuar ditën e tyre.
Ky komunitet shpeshherë është i diskriminuar sidomos në rastet kur nuk dinë se në cilën kategori bien ata: në atë mashkullore apo femërore.
Por, ngritja e vetëdijes mund të jetë një prej zgjidhjeve të këtij problemi. Në këtë aspekt, ne kemi përzgjedhur një listë me persona të famshëm që identifikohen si biseksualë.
Yje si Anna Paquin e “X-Men” kanë treguar haptas dhe kanë mbrojtur këtë komunitet. Të tjerët vetëm ka treguar përvojat e tyre por që ka ndihmuar në ndryshimin e perceptimit të këtij komuniteti në shoqëri.
Për të mos e zgjatur më tutje, ju sjellim listën e personave të famshëm që i përkasin komunitetit biseksual. /NGJYRA.COM/
1. Aktorja Megan Fox
2. Billie Joe Armstrong i “The Green Day”
3. Aktorja Anna Paquin
4. Reperja Azealia Banks
5. Aktorja Bai Ling
6. Këngëtari David Bowie
7. Aktorja Angelina Jolie
8. Aktorja Drew Barrymore
9. Këngëtarja Lady Gaga
10. Këngëtarja Fergie
11. Ish e dashura e Kanye West, Amber Rose