Thellë në xhunglën e pakalueshme të krahinës indoneziane Papua, rreth 150 km larg detit Arafura, jeton fisi Korowai – plotësisht i izoluar nga pjesa tjetër e botës.
Pjesëtarët e këtij fisi merren me gjueti dhe jetojnë në shoqëri të vogla familjesh tradicionale të cilët ndajnë bashkërisht çdo gjë që kanë, sepse kjo është mënyra e vetme e mbijetesës.
Ky fis nuk ka pasur kurrfarë kontakti me botën e jashtme deri në vitin 1974, kur i zbuluan misionarët holandezë.
Ky fis i izoluar është grupi i vetëm në botë vendbanimi kryesor i të cilët janë në majë të kurorave të drunjve.
Edhe pse mjaft shtëpi janë ndërtuar në lartësi prej 6 – 12 metrash, mjaft syresh ndërtohen edhe në lartësi më shumë se 35 metra.
Ky rajon është i rrezikuar nga vërshimet dhe është i mbipopulluar me insekte të ndryshme, andaj është jashtëzakonisht i rrezikshëm për të jetuar në tokë.
Fisi Korowai i ndërton këto shtëpi pa kurrfarë vinçi apo makina të tjera. Çdo gjë punohet me duar. Madje i përdorin disa vegla të cilat duken pothuajse sikur të ishin nga koha e gurit. /NGJYRA.COM/