• Aktualitet
  • Biznes
  • Historike
  • Humor
  • Rreth Botes
  • Tech
  • VIP
Ngjyra.com
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Ngjyra.com
No Result
View All Result

Mësoni klitorisin!

by
14/06/2015
in E kuqe
0
Mësoni klitorisin!

Ç’është, ku gjendet, por më e rëndësishmja – si të veprohet me të kur e gjeni – këshilla për meshkuj dhe femra.

Ç’është klitorisi?

Është ajo pjesë shumë e ndjeshme e organit gjenital. Siç është te mashkulli penisi, te femra klitorisi është organ i cili është i përbërë nga nerva të shumta, andaj me stimulimin e tij shumica e femrave përjetojnë orgazmën.

Ku gjendet?

Klitorisi gjendet në majë të buzëve të vagjinës dhe është i rrrethuar me buzë të mëdha  të jashtme të vagjinës. Është organ shumë i vogël gjenital, përafërsisht sa një kokërr kikiriku, ndërkaq forma dhe madhësia e tij gjatë stimulimit rriten në mënyra të ndryshme. Është i mbështjellë me lëkurë të hollë (te disa femra është më pak i mugullueshëm), ndërkaq me rastin e eksitimit lëviz prapa.

keshilla klit4

Si vepron?

Ngjashëm si te penisi, pjesa më e ndjeshme e klitorisit është maja e tij. Ai është i lidhur me indin erektiv i cili ka ndikim të madh në gjenitalet femërore. Kur femra është seksualisht e eksituar, klitorisi, njësoj si edhe penisi te meshkujt, pompohet me gjak dhe bëhet shumë i ndjeshëm në prekje.

Meshkuj, bëhuni të ndërgjegjshëm që shumicës së femrave penetrimi vetvetiu nuk u krijon kënaqësi. Prandaj, te femrat kujdeset klitorisi. Përkushtojuni, hulumtojeni bashkë me partneren.

Si të veprohet me të?

Siç e kemi thënë tashmë, fjala është për organin shumë të ndjeshëm, i cili reagon në prekje të ndryshme: fërkime, puthje, lëpirje, thithje, përdorim të vibratorit apo fërkimin e penisit gjatë marrëdhënies. Disa femra kanë klitoris aq të ndjeshëm sa që stimulimi direkt për to madje është i dhembshëm dhe i pakëndshëm.

keshilla klit2

Çdo njeri eksitohet në mënyrën e vet. Pra, nëse nuk jeni të bindur se çka e kënaq partneren tuaj, pyeteni!!! Mos u bëni kokëfortë dhe mos e teproni me mënyrën tuaj, sepse mund të ndodhë që asaj fare të mos i pëlqejë ajo që ia bëni, ndërkaq nuk dëshiron t’ju përmirësojë, sepse frikësohet që do t’ju lëndojë.

Shumicës më së shumti u përshtatet nëse me prekje një kohë të gjatë vetëm silleni në afërsi të klitorisit të saj dhe vetëm kur është shumë e eksituar me prekjet e buta, puthje apo me lëpirje, përkushtojuni zonës erogjene të saj më të vlefshme. /NGJYRA.COM/

keshilla klit3

Tweet #prishtina
Previous Post

Las Vegasi çfarë nuk e keni parë kurrë!

Next Post

Hoxhë Irfani

Next Post
Hoxhë Irfani

Hoxhë Irfani

Please login to join discussion

Other Themes

  • ColorMag
  • Accelerate
  • Ample
  • Esteem
  • Freedom
  • Masonic
  • Radiate
  • Spacious

Advertisiment

Linqe me rëndësi

  • Fluturimet në ANP “Adem Jashari”
  • Policia e Kosovës
  • Doganat e Kosovës
  • KESCO-Qendra e thirrjeve
  • Ujësjellësi-Qendra e thirrjeve

RSS Vipat Shqiptarë

  • Tuna braktis te dashurin
  • Te jesh seksi eshte plus per nje femer
  • Shtrohet ne spital
  • Bono i U2 kumbari i binjakeve
  • E zbehet dhe e dobet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.