• Aktualitet
  • Biznes
  • Historike
  • Humor
  • Rreth Botes
  • Tech
  • VIP
Ngjyra.com
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Ngjyra.com
No Result
View All Result

Newgrange – mrekullia antike arkitektonike

by
12/01/2017
in E hirtë
0
Newgrange – mrekullia antike arkitektonike

Në një breg mbi lumin Boyne, në Irlandë, gjendet një përmendore parahistorike, që është ndërtuar shumë para Mikenës greke, Stonehenge-t anglez apo dhe piramidave të Egjiptit.

Kjo shtëpi mbresëlënëse e të vdekurve, e njohur si Newgrange (Sí an Bhrú), gjendet rreth 30 km në veri të Dablinit, ndërsa konsiderohet si një prej mrekullive më të mëdha parahistorike të arkitekturës – dhe si një prej objekteve më të vjetra të ndërtuara në botë.

Newgrange-7

Sipas vlerësimeve të vrazhda, kjo godinë është ndërtuar rreth 3200 vjet para erës së re. Për ndërtimin e Newgrange-t, sipas vlerësimit të ekspertëve, janë nevojitur 200.000 tonë gurë, që janë bartur nga vende tjera.

Magjia e këtij vendi qëndron dhe të një tjetër fakt – pozita e tij. Ai është ndërtuar asisoj, që drita e diellit të mund të ndriçojë në tërësi odat e brendshme vetëm një herë në vit – dhe atë më 21 dhjetor, gjatë periudhës dimërore. Gjatë kësaj periudhe, drita e diellit e ndriçon këtë mauzole në tërësi vetëm 17 minuta.

Newgrange-4

Newgrange gjendet në qendër mistike të Irlandës, ndërsa ka qenë i panjohur për shekuj me radhë, sepse të gjithë mendonin se bëhej fjalë për një breg të zakonshëm. Ai është zbuluar në vitin 1690, ndërsa është eskploruar nga arkeologët në vitin 1962.

Krahas skeleteve të njerëzve, arkeologët kanë zbuluar aty edhe stoli, gjësende kulti si dhe gurët e gravuar. Po ashtu janë zbuluar dhe 43 pllaka të plota gurësh që formojnë një korridor të gjatë 20 metra, që shpie brenda tri hapësirave në formë odash.

Newgrange-10

Pas gjithë këtyre vjetëve Newgrange nuk ka arritur t’i rezistojë kohës – kështu që muret e jashtme dhe korridori që shpie të varrezat janë përforcuar me beton – ndërsa kjo varrezë antike tashmë konsiderohet si një lloj muzeu.

Çdo vit Newgrange vizitohet nga mijëra vizitorë, ndërkaq odat e ndriçura gjatë dimrit mund t’I vizitojnë vetëm mysafirët e përzgjedhur. /NGJYRA.COM/

Newgrange-3 Newgrange-2 Newgrange-8 Newgrange-5 Newgrange-9

 

Tweet #prishtina
Previous Post

Monemvasia, margaritari i fshehur në Greqi

Next Post

Kasollat përrallore të Dan Pauly

Next Post
Kasollat përrallore të Dan Pauly

Kasollat përrallore të Dan Pauly

Please login to join discussion

About Us

COLORNEWS

We love WordPress and we are here to provide you with professional looking WordPress themes so that you can take your website one step ahead. We focus on simplicity, elegant design and clean code.

Advertisiment

Linqe me rëndësi

  • Fluturimet në ANP “Adem Jashari”
  • Policia e Kosovës
  • Doganat e Kosovës
  • KESCO-Qendra e thirrjeve
  • Ujësjellësi-Qendra e thirrjeve

RSS Vipat Shqiptarë

  • Tuna braktis te dashurin
  • Te jesh seksi eshte plus per nje femer
  • Shtrohet ne spital
  • Bono i U2 kumbari i binjakeve
  • E zbehet dhe e dobet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.