• Aktualitet
  • Biznes
  • Historike
  • Humor
  • Rreth Botes
  • Tech
  • VIP
Ngjyra.com
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Ngjyra.com
No Result
View All Result

Plazhi i mallkuar: Turistët zhduken dhe askush nuk mund t’i gjejë

by
08/07/2015
in E hirtë
0
Plazhi i mallkuar: Turistët zhduken dhe askush nuk mund t’i gjejë

Në Gujarat të Indisë gjendet plazhi i cili të gjithëve ua fut frikën deri në në palcë. Kur bie nata qentë fillojnë të lehin. Dëgjohen zëra të çuditshëm, ndërkaq banorët vendës natën në plazh nuk shkojnë.

Plazhi Dumas në shtetin indian Gujarat është destinim turistik i popullarizuar, mirëpo edhe vend me të cilin lidhen shumë tregime. Banorët vendës gjithmonë i shmangen plazhit natën, sepse thonë që njerëzit zhduken.

plazhi indi1

Në të vërtetë janë shënuar disa raste të turistëve, mirëpo edhe të banorëve vendës të cilët në plazh kanë shëtitur natën dhe më vonë askush nuk ka mundur t’i gjejë.

Kur dielli perëndon gjoja të gjithë qentë fillojnë të lehin. Disa njerëz kanë treguar që natën kanë shëtitur bashkë me qentë, ndërkaq kur i afroheshin pazhit, qentë i ndalnin dhe nuk i lejonin të shkonin tutje.

Banorët vendës thonë që natën në plazh dëgjohen zëra të çuditshëm. Disa thonë që kanë dëgjuar pëshpëritje që u thoshin që të ktheheshin.

Besohet se plazhi është i mallkuar, sepse në të janë krematuar shumë të vdekur.

Kështjella e mallkuar në të cilën askush s’guxon të qëndrojë natën

plazhi indi2

Edhe një vend ndër “të mallkuarit” në Indi është kështjella Bhangarh, e cila gjendet në shtetin indian Rajasthan. Qeveria ua ndalon vizitorëve që në kështjellë të hyjnë pas perëndimit dhe para lindjes së diellit.

Lidhur me kështjellën ekzistojnë legjenda të ndryshme. Sipas një legjende, kështjellën e ka mallkuar magjistari Singhiy. Ai ka qenë i dashuruar në princeshën Ratnavati, e cila ka jetuar në pallat. Një herë e ka parë shërbëtoren e saj se si i blinte parfume në treg. Ka dashur t’i bëjë magji në mënyrë që princesha kur ta vinte aromën, të dashurohet në të. Mirëpo, princesha parfumin e ka derdhur në dysheme dhe është krijuar shkëmbi i cili e ka mbytur magjistarin. Ai para se të vdiste e ka mallkuar pallatin. Vitin tjetër në betejën e cila është zhvilluar në pallat, princesha është vrarë.

Sipas legjendës tjetër, kështjellën e ka pushtuar shpirti i majorit britanik, Burton. Ai ka shërbyer në familjen fisnike Kota, ndërkaq edhe dy bijtë e tij i kanë vrarë ushtarët indianë. /NGJYRA.COM/ 

Tweet #prishtina
Previous Post

Torte dasmash në shërbim të argëtimit

Next Post

Skulpturat përrallore nga teli

Next Post
Skulpturat përrallore nga teli

Skulpturat përrallore nga teli

Please login to join discussion

Other Themes

  • ColorMag
  • Accelerate
  • Ample
  • Esteem
  • Freedom
  • Masonic
  • Radiate
  • Spacious

Advertisiment

Linqe me rëndësi

  • Fluturimet në ANP “Adem Jashari”
  • Policia e Kosovës
  • Doganat e Kosovës
  • KESCO-Qendra e thirrjeve
  • Ujësjellësi-Qendra e thirrjeve

RSS Vipat Shqiptarë

  • Tuna braktis te dashurin
  • Te jesh seksi eshte plus per nje femer
  • Shtrohet ne spital
  • Bono i U2 kumbari i binjakeve
  • E zbehet dhe e dobet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.