Në pjesën veriore të Maleve Urale në Rusi, në majë të një kodrine, fshehen shtatë shkëmbinj misteriozë. Prejardhja dhe qëllimi jo i qartë i këtyre shkëmbinjëve, të cilët e arrinë lartësinë 30-42 metra, i bëjnë ata edhe më të mistershëm dhe e zgjojnë edhe më shumë kërrshërinë e njerëzve.
Formacionet Manpupuner, të njohura edhe si Shtatë Heronjtë, asnjëherë nuk e kanë tërhequr vëmendjen e botës, por për rusët, ata janë si gjigantë në ishullin e Pashkëve: Shtatë formacione të mistershme, të pazakonta në një rrafshnaltë më së shumti ngjasojnë me mbetjet e ndonjë civilizimi të humbur kohë më parë.
Për vendorët, “Shtatë Heronjtë” kanë status legjendar. Sipas disa vizitorëve, gjatë kohës së vizitës së këtyre formacioneve personit i humbin të gjitha dëshirat, përderisa banorët vendorë pohojnë se këtu mblidhen shpirtrat nga kohët e lashta.
Përveç përpjekjes për t’i kuptuar këto monumente të çuditshme, një numër i madh i vizitorëve e pranojnë sfidën për t’u ngjitur në ndonjërit prej këtyre shkëmbinjëve, gjë e cila është pothuajse e pamundur për shkak të formës dhe strukturës së tyre. /NGJYRA.COM/