Lajm
Mirë se vini në Ngjyra.com

Njihuni me shtëpinë më të ‘vetmuar’ në botë

Njihuni me shtëpinë më të ‘vetmuar’ në botë

Qyteti dhe arkipelagu Vestmannaeyjar në bregdetin jugor të vendit më enigmatik, Islandës, hipnotizon me bukurinë e tij të paprishur dhe të ashpër.

Disa ishuj të arkipelagut janë të banuar, ndërsa të tjerët janë lënë shkretë, pas një shpërthimi vullkanik në vitin 1973, ose thjesht – sepse ata janë shumë të vegjël për të jetuar aty.

Megjithatë, ekziston  një ishull i vogël i quajtur Elliðaey, ku është e ndërtuar një shtëpi e vogël e vetmuar, e cila  ka shkaktuar shumë spekulime zbavitëse.

shtepia 2222

Disa ngritën  teori se ajo  i përkiste këngëtares Bjork, të tjerë mendonin se ishte shtëpia e një miliarderi misterioz.

E vërteta është se ajo i takon  shoqatës së gjuetarëve, që e shfrytëzojnë atë kur gjuajnë zogj deti.

Për të arritur në këtë vend, se pari duhet udhëtuar me aeroplan ose traget deri në Heimae, që është ishulli më i madh, ku edhe duhet të merrni një barkë me qera. /NGJYRA.COM/

shtepia 2222 shtepia 4444 shtepia 3333

Ndaj: