Wroclaw, qyteti i katërt më i madh në Poloni, është shtëpi e mbi 630 mijë banorëve, por dhe i 250 xhuxhëve simpatikë – disa prej të cilëve jetojnë në vende publike, ndërsa të tjerët në vende më të fshehura, dhe shpeshherë dinë t’i befasojnë turistët apo dhe vetë banorët vendës.
Tradita e xhuxhëve të vegjël metalikë, të shpërndarë gjithandej qytetit, kishte filluar me vetëm një xhuxh, që ishte maskotë e lëvizjes “Pomarańczowa Alternatywa” (Alternativa e portokalltë), e cila në vitet e 80-ta, në mënyrë të pazakonshme, kishte luftuar regjimin komunist.
Kjo lëvizje çdoherë kishte shfrytëzuar humorin për ta luftuar pushtetin, ndërsa sa herë policia i kishte fshirë apo ngjyrosur parullat apo grafitet e tyre – ata mbi ngjyrën e pushtetit vizatonin një xhuxh.
Dikur në gjithë Poloninë mund të shiheshin mbi 1.000 grafite të fshehura me ngjyrë, ndërsa mbi ngjyrë, xhuxhët e vizatuar nga Lëvizja.
Që nga rënia e komunizmit, gjatë viteve të 90-ta, kjo lëvizje pothuajse është shuar, ndërsa në kujtim të tyre, në vitin 2001, në këtë qytet është ngritur një përmendore e xhuxhit, në rrugën Świdnicka, ku kjo lëvizje kishte realizuar më së shumti shaka kundër pushtetit.
Sot ndërkaq, në këtë qytet mund të shihni mbi 250 xhuxhë, që kryesisht shërbëjnë si atraksion turistik.
Shumica e këtyre xhuxhëve metalikë, sot gjenden në hartat turistike të qytetit Wroclawa, ndërsa çdoherë ekziston mundësia që një xhuxh i ri të shfaqet në ndonjë park, apo dhe t’ju shikojë nga pullazi i ndonjë ndërtese. /NGJYRA.COM/