10 fakte interesante mbi prezervativët

Çfarë nuk do të bënte njeriu për t’u kënaqur në marrëdhënie seksuale! Mirëpo vetëm që duhet të jetë i sigurt. Ju zbulojmë 10 fakte interesante mbi prezervativët të cilat me siguri nuk i keni ditur!

Galon, fati!

Prezervativi mestar është kampion i qëndrueshmërisë! Ky prezervativ mund të përballojë madje edhe një galon lëngjesh! Kjo është pothuajse katër litra apo 16 gota!

Qengji, po, qengji…

Pothuajse të gjithë prezervativët modernë (rreth 90 për qind e tyre) bëhen nga lateksi. Në mënyrë që personave alergjikë ndaj kësaj substance akoma seksi t’u jetë i këndshëm, materiet të cilat i përdorin janë edhe poliretani, mirëpo në rastet më të rralla edhe të brendshmet e qengjit.

condom3

I vjetri si prezervativ…

Prezervativët janë shpikje shumë, shumë e vjetër. Disa burime historike thonë që ky lloj i mbrojtjes  daton madje nga viti 1350 para erës së re. Këta “prototipa” të vjetër janë ndërtuar nga fshikëza dhe të brendshmet e kafshëve.

Mëndafshi nuk është vetëm për “fustane”

Kur iu bënë monotone prezervativët me prejardhje nga kafshët, pionierët e seksit të sigurt kaluan në materiale të tjera si p.sh. mëndafshi dhe pambuku. Pastaj iu kthyen luspave të peshkut dhe lëkurëve të kafshëve.

Prezervativët nuk mbrojnë nga HIV-i?

Vetëm prezervativët nga lateksi mbrojnë nga HIV-i! Testet kanë treguar që prezervativët e bërë nga substancat e tjera lejojnë të depërtojë virusi. Kujdes!

Më ngadalë me vajin edhe jashtë kuzhinës!

Vaji, si edhe shumica e losioneve dëmtojnë lateksin. Kujdes që gjatë paralojës dhe aktit seksual përdorni lubrifikante me bazë nga uji dhe silikoni, në mënyrë që të siguroni efektin maksimal të mbrojtjes.

Dy nuk janë më mirë se një!

Assesi mos përdorni dy prezervativë përnjëherë, rezultati do të jetë krejtësisht kundërproduktiv. Fërkimet midis dy kondorëve më parë do të shkaktojnë që të dytë të pëlcasin, sesa do të ndihmojnë.

condom1

Çka do të bësh me të?

Kini kujdes ku e vendosni atë që do ta vini. Assesi mos ia ekspozoni prezervativin dritës së diellit apo nxehtësisë së madhe, siç janë lëngjet të cilat do të mund t’i dëmtonin. Pra, verifikoni afatin e përdorimit.

Prezervativët në ushtri!

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, me prezervativë janë mbuluar pushkët në mënyrë që të mos i dëmtonte uji i njelmët.

Bankomatet…

Prezervativët shiten në automatë që nga viti 1928. /NGJYRA.COM/  

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply