10 fakte interesante për Amerikën dhe historinë e saj

A e dini se kush është Xhaxhi Sam? Se si Demokratët u bënë gomarë ndërsa Republikanët elefantë? Ju sjellim në vazhdim fakte interesante për historinë e Amerikës, të cilat mund të mos i keni dëgjuar kurrë më parë.

Presidenti i parë i SHBA-ve

Shumica e njerëzve besojnë se presidenti i parë i SHBA-ve ishte George Washington, së paku kështu e kanë mësuar në shkollë. Por e vërteta është se George Washington nuk ishte presidenti i parë amerikan, por ishte John Hanson.

Nenet e Konfederatës është i njohur si përpjekja e parë amerikane për vetëqeverisje. Në bazë të këtyre neneve presidenti i parë amerikan ishte John Hanson.

Nenet e Konfederatës u zëvendësuan nga Kushtetuta e SHBA-ve në vitin 1789, sipas të cilës Washingtoni u bë presidenti i parë.

SHBA-historia1212

Lindja e Gomarit Demokratik dhe Elefantit Republikan

A keni menduar ndonjëherë për origjinën e gomarit Demokratik dhe elefantit Republikant? E pra, ishte Andrew Jackson ai të cilit i ishte dhënë për herë të parë epiteti i gomarit.

E gjithë kjo histori ka filluar në zgjedhjet presidenciale të vitit 1828, kur kandidati demokrat Andrew Jackson u quajt gomar nga kundërshtarët e tij. Me këtë rast, Jackson në vend që ta merrte këtë deklaratë si poshtëruese, ai filloi ta përdorë imazhin e kësaj kafshe në afishet e fushatës së tij zgjedhore.

Ndërsa, Republikanët kanë filluar të identifikohen me elefantin nga viti 1874 kur karikaturisti, Thomas Nast, e kishte botuar një karikaturë në një edicion të së përjavshmes “The Harper” me të cilën ai e kishte paraqitur  votën Republikane si një elefant, duke iu dhënë kështu republikanëve një imazh të fortë dhe të dinjitetshëm.

 “Arush pelushi” dhe Roosevelti

“Arush pelushi” është sajuar kur Theodore “Teddy” Roosevelt (1858-1919) një ditë kishte refuzuar ta vriste një këlysh të vogël ariu. Kjo ngjarje që ishte raportuar në lajme, e kishte frymëzuar një prodhues lodrash për fëmijë për ta dizajnuar dhe prodhuar arush pelushin.

Si puna e Bushit

Pasi presidenti Bush kishte vjellë mbi kryeministrin e Japonisë, një fjalë e re ishte futur në gjuhën japoneze. Bushusuru që do të thotë “si puna e Bushit” ose të vjellurit publikisht.

Flamuri i parë amerikan

Flamuri i parë amerikan ishte pak më ndryshe nga ai i sotmi. Ai kishte 13 yje në vend të 50 sa ka sot. Yjet kanë qenë të dizajnuara në qoshe në një rreth, i cili paraqiste barazinë e shteteve. Ky flamur ishte projektuar nga Betsy Ross gjatë Revolucionit Amerikan.

Bombat e pazbuluara japoneze

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Japonia i bombardoi Shtetet e Bashkuara duke përdorur balonat. Ndonëse, shumë prej tyre nuk arritën në SHBA, disa patën shkaktuar dëme, siç ështëincidenti në vitin 1944, në të cilin u vra një familje në Oregon. Sipas disa njerëzve thuhet se në SHBA ka ende shumë bomba të tilla ende të pazbuluara.

SHBA-historia2323

Marihuana e ligjshme në SHBA

Marihuana nuk kanë qenë gjithmonë një kulture bujqësore e paligjshme. Në vitet 1800, në Kentaki  marihuana ishte një kulturë bujqësore që kultivohej me të madhe.

Në atë kohë marihuana nuk është përdorur për pirje (tymosje), por  për fijet e saj, të quajtura kërp, të cilat janë përdorur në anije, për litar, spango, letër dhe kanavacë. Kjo kulturë bujqësore është kultivuar edhe nga vet George Washingtoni.

Kush është  “Xhaxhi Sam”

A keni menduar ndonjëherë se kush ishte në të vërtetë “Xhaxhi Sam”? Xhaxhi Sam, apo Samuel Wilson, ishte një kasap në Nju Jork i cili e kishte furnizuar me mish derri Ushtrinë gjatë luftës së vitit 1812. Ai kurrë nuk është dukur si “Xhaxhi Sam” të cilin ne e shohim sot në afishe. Njeriu i cili është paraqitur në afishe ishte në fakt Dan Rice, një klloun (gaztor) profesionist, i cili njëherë kishte kandiduar në zgjedhje presidenciale, por pa sukses.

Smith-ëtkundër Vietnamit

Gjatë luftës në Vietnam kanë humbur jetën 58.152 ushtarë amerikanë, prej tyre 667 e kanë pasur mbiemrin “Smith”, 557 mbiemrin  “Johnson”  dhe 406 mbiemrin “William”.

Pse të martën, pse në nëntor …

Zgjedhjet presidenciale amerikane  gjithmonë janë mbajtur në një të martë, në nëntor, për shkak të të motit, korrjeve dhe riteve fetare.

Në kohët kur votuesit udhëtonin me kuaj për në vendvotime, e marta ishte një ditë ideale për shkak se njerëzit të dielën kryenin ritet fetare, të hënën kalëronin deri në qendrën e qarkut të tyre dhe votonin të martën dhe të gjitha këto punë kryheshin para të mërkurës që ishte ditë tregu.

Nëntori ishte i përshtatshëm sepse në këtë muaj përfundonin punët bujqësore vjetore dhe ende  moti ishte ende i mirë për të udhëtuar me kuaj dhe karrocë. /NGJYRA.COM/

SHBA-historia121444444

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *