10 njerëzit më fatlumë në botë…

Ndonjëherë në jetë jemi dëshmitarë të ngjarjeve që vështirë se mund të cilësohen si aksidentale – sepse ato duken sikur dikush i ka dizajnuar që të ndodhin në një mënyrë të veçantë. Dëshironi dëshmi për këto fjalë: Në rregull! Në vazhdim ju sjellim rrëfimin për 10 njerëzit më fatlumë në botë…

Lena Påhlsson

fatlumet 00001

Lena Påhlsson e ka gjetur unazën e martesës – 16 vjet pasi e kishte humbur atë – duke punuar në kopshtin e saj. Ajo e gjeti unazën mbi një karotë, që e nxori atë jashtë tokës.

Steve Flaig

fatlumet 00002

Steve është rritur pa nënë. Koincidenca e ndihmoi që ta gjente atë. Steve e kishte kërkuar të emën ngado, por fatkeqësisht jo me mbiemër të saktë. Kur i kishte treguar shefit të tij për përpjekjen që po bënte – shefi ia gjeti të emën në një repart tjetër -në po të njëjtën kompani, ku punonte dhe Steve.

Virginia Fike

fatlumet 00003

Virginia çdoherë luante të njejtë numra në lotari. Numrat e saj përfshinin vitet që prindërit e saj i kishin kaluar bashkë në martësë, numrat tjerë ndërkaq, ishin mosha e tyre kur qenë martuar. Në vitin 2012, ajo kishte mbushur gabimisht dy tiketa me të njëjtë numra – dhe secila prej tyre i solli nga 1 milionë dollarë.

Tsutomu Yamaguchi

fatlumet 00004

Japonezi Tsutomu Yamaguchi është personi i vetëm në botë, i cili mbijetoi dy sulme atomike. Ai ishte në një udhëtim biznesi në Hiroshima kur ndodhi sulmi atomik – vetëm 3 kilometra larg vendit të eksplodimit. Ai kishte përjetuar djegie serioze – mirëpo, vetëm tre ditë më vonë, ai ishte kthyer në Nagasaki, ku kishte ndodhur sulmi tjetër kundër Japonisë.

Harrison Odjegba Okene

fatlumet 00005

Harrison Odjegba Okene punonte si kuzhinier në një anije. Ai kishte qëlluar në banjë kur anija kishte filluar të fundosej. Fatmirësisht, ai pati mundësi të futej në dhomën e motorit ku ishte krijuar një zonë me ajër. Pas tre ditësh, atë e kishin gjetur shpëtimtarët, kur dhe kuptoi se ishte i mbijetuari i vetëm nga 12 pjesëtarët e ekuipazhit të anijes.

Joan Ginther

fatlumet 00006

Kjo është shitësja që ia shiti tiketën e lotarisë prej 5.4 milionë dollarëve Joan Gintherit. 10 vjet më vonë, Joan fitoi dhe 2 miliondollarë, ndërsa 3 vjet me vonë, edhe 3 milionë të tjerë. Në fund, në vitin 2008, ajo fitoi jackpotin prej 10 milionë dollarësh.

Juliane Koepcke

fatlumet 00007

Juliane Koepcke mbijetoi rrëzimin e aeroplanit mbi lumin Amazon, në vitin 1971. Vajza 17-vjeçare shpëtoi me lëndime dhe prerje të shumta. Pas aksidentit, Juliane qe e detyruar të jetonte në xhungël mes kafshëve të egra, derisa u shpëtua nga banorët lokalë. Ajo ishte e mbijetuara e vetme.

Maarten de Jonge

fatlumet 00008

Çiklisti profesionist holandez, Maarten de Jonge, kishte rezervuar biletat për dy fluturime të Malaysian Airlines, që kishin përfunduar tragjikisht – ndërsa, që të dy biletat ai i kishte anuluar në momentet e fundit. Një prej aeroplanëve me të cilin ai duhej të udhëtonte qe zhdukur diku në Oqeanin Indian, ndërsa tjetri ishte rrëzuar në verën e vitit 2014.

Reshma Begum

fatlumet 00009

Reshma Begum punonte si rrobaqepëse në ndërtesën 18 katëshe ’Rana Plaza’. Ajo qe mjaftueshëm fatlume që të shpëtonte nga eksplodimi dhe të mbetej e ngujuar nën rrënoja. Fatmirësisht, ajo kishte arritur të gjente pak ujë dhe ushqim, që i ndihmuan të mbijetonte 17 ditë të plota – derisa ekipet shpëtimtare arritën të nxirrnin nga rrënojat.

Frane Selak

fatlumet 00010

Frane Selaknga Kroacia është histori e gjallë. Me profesion mësues i muzikës, ai fillimisht kishte shpëtuar nga vdekja – kur treni me të cilin udhëtonte, kishte rënë në një liqen. Më pastaj, ai kishte përjetuar edhe një mori aksidentesh të pabesueshme. Fillimisht me makinë, pastaj kishte rënë nga aeroplani mbi sanë, në kohën kur 19 pasagjerë tjerë kishin vdekur. Ai po ashtu ka shpëtuar edhe nga disa aksidente tjera komunikacioni. Dhe, në fund, jo vetëm që nuk e kishte gjetur vdekjen, por dhe ka fituar lotarinë prej 1 milionë dollarëve. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply