10 shenja që tregojnë se po ju përdor vetëm për seks

Mendoni që lidhja juaj e re po ecën mirë, mirëpo megjithatë ekziston diçka e çuditshme që nuk ju lë të qetë. Ju duket se sikur çdo gjë po reduktohet vetëm në seks. Ai nuk dëshiron që të shoqërohet vetëm me ju apo t’ju çojë në vende argëtuese… Në të vërtetë, filloni të ndiheni sikur vetëm po ju shfrytëzon për seks. A është vërtet kështu?

cifti keshilla01

  1. Ai vetëm dëshiron të vijë tek ju në shtëpi (apo që ju të shkoni tek ai) dhe të hidhet në krevat. Nuk shpenzon kohë që t’ju dërgojë në darkë, të shohë me ju ndonjë film apo t’ju çojë në ndonjë klub. Madje as që dëshiron të flasë shumë me ju kur vjen tek ju (apo kur ju shkoni tek ai), por menjëherë ju hidhet sipër dhe ju çon në dhomën e gjumit.
  2. Gjithmonë ju jep komplimente për pamjen tuaj fizike, mirëpo kurrë nuk i përfill mendimet idetë, inteligjencën tuaj apo gatishmërinë për humor. Gjithmonë është i përqendruar në trupin tuaj.
  3. Gjithmonë refuzon çfarëdo plani i cili nuk përfshin seksin në shtëpi apo diku jashtë. Duket sikur fare nuk është i interesuar për ju jashtë dhomës së gjumit.
  4. Nuk tregon interesim t’i njohë miqtë tuaj, nuk dëshiron që edhe ju t’i njihni miqtë apo anëtarët e familjes së tij.
  5. Rrallë bisedon në telefon, nuk ju dërgon shpesh e-maila as SMS. cifti keshilla03
  6. Nuk dëshiron të bisedojë për fatin e lidhjes tuaj apo për atë se si lidhja juaj po zhvillohet. Kurrë nuk përmend që jeni në lidhje ekskluzive, se po i përkushtoheni vetëm njëri-tjetrit apo çfarëdo lidhje afatgjatë qoftë për njëri-tjetrin.
  7. Të gjitha dhuratat të cilat i merrni nga ai janë të lidhura në njëfarë mënyre me dhomën e gjumit: rroba intime, parfume apo lojëra për seks.
  8. Ju thërret vonë gjatë vikendeve dhe kërkon që të takoheni, natyrisht vetëm për të bërë seks.
  9. Kur përfundon me “shoqërimin” seksual, ai sa më parë përpiqet të nxirret nga përqafimi dhe krevati juaj, andaj dëshiron të largohet nga banesa juaj (apo dëshiron që ju të ikni nga banesa e tij).
  10. Për ditëlindje apo për festa fetare, si zakonisht kur të gjithë këmbejnë dhurata dhe gjëra të tjera interesante, ai nuk ju dhuron asgjë që ia vlen të gëzoheni. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply