10 të famshmit me zemër të artë

T’i ndihmosh njerëzit në nevojë është një mënyrë e mirë për të shprehur përulësinë, dashurinë, mirësinë dhe mirënjohjen për gjithçka që ju është dhënë në jetë.

Përderisa shumë të famshëm japin donacione bamirësie dhe i ndihmojnë të tjerët, ata në mënyrë të padrejtë shihen si egoistë, të pakujdesshëm dhe të dehur nga fama e pasuria.

Besoni apo jo, ka shumë të famshëm të cilët kanë zemër të artë dhe shpenzojnë kohë dhe të holla të tyre për çështje të denja.

Pas një liste të të famshmëve humanë, të cilën ua kemi sjellë kohë më parë – që mund të gjeni duke klikuar mbi këtë link: http://goo.gl/1GZD8A – në vijim ju sjellim dhe një listë tjetër me 10 të famshëm me zemër të artë ku mund të gjendet edhe ylli juaj i preferuar!

1. Matt Damon

66ème Festival de Venise (Mostra)

Matt Damon  është bashkëthemelues i bamirësisë Water.org, e cila ndihmon në sigurimin e ujit të pastër në vendet në zhvillim.

Water.org ka qasje të ndryshme nga shumë organizata të tjera joqeveritare, që punojnë me bashkësitë lokale dhe partnerët lokalë për të ofruar furnizim të qëndrueshëm me ujë të pastër dhe për të ofruar zgjidhje për sistemin e kanalizimit në vendet në zhvillim, përmes donacioneve dhe programeve të mikrokredive.

Për më tepër, Matt Damon është një mbështetës i fushatës “ONE”, që ndihmon luftimin e SIDA-s dhe varfërinë në vendet e botës së tretë.

Damon në bashkëpunim me aktorët që kanë luajtur së bashku në filmin “Ocean’s Eleven” ka themeluar organizatën e avokimit “Not On Our Watch”, e cila ka në fokus mbështetjen dhe tërheqjen e  vëmendjes për brutalitetet e njerëzve në vendet e botës së tretë.

2. Taylor Swift

human Taylor Swift2

Taylor Swift është e njohur për natyrën e saj bamirëse. Ajo ka dhuruar një shumë të parave të saj për shumë bamirësi dhe ka ndihmuar shumë njerëz në mbarë botën.

Për më tepër, Taylor Swift ka dhuruar fustanin e saj të mrekullueshëm të maturës në Donatemydress.org nga shitja e të cilit janë siguruar  më shumë se 1,000 dollarë për organizatën.

Ajo gjithashtu mban koncerte falas, dhe i pëlqen të bisedojë me fansat e saj të dashur kur takohet dhe përshëndet me ta.

Swift rrezaton mirësinë e saj kudo që shkon!

3. Justin Bieber

human Justin Bieber3

Justin Bieber është një nga yjet më të rinj të cilët filluan “Believe Charity”, nga e cila kanë dobi bamirësitë e tjera.

Bieber gjithashtu inkurajon tifozët e tij që t’i ndihmojnë njerëzit në nevojë dhe t’ia kushtojnë kohën e tyre çështjeve të denja.

Çfarëdo që ju mendoni për të si person, Justin është i përfshirë në një numër të organizatave bamirëse për të ndihmuar njerëzit në gjithë botën!

4. Lady Gaga

human Lady Gaga4

Lady Gaga ka qenë gjithmonë një avokate e vërtetë kundër ngacmimit. Në vitin 2011, ajo themeloi fondacionin “Born This Way”, i cili synon t’i frymëzojë të rinjtë dhe të ndërtojë komunitete më të mira.

Lady Gaga ka ndihmuar edhe në projektin “It Gets Better” dhe fushatën “MAC Viva Glam”, së bashku me të famshmen Cindy Lauper, e cila e ndihmon fondin  “MAC AIDS”.

5. Daniel Radcliffe

human Daniel-Radcliffe5Daniel Radcliffe është një nga ata të famshëm që e përdorin famën e tyre për përfitime të organizatave bamirëse.

Ai është përkrahës i “Book Aid International” dhe fondacionit “Lupus” të Amerikës. Për më tepër, Danieli bashkëpunon me projektin “The Trevor”, i cili përkrahë shmangien e vetëvrasjes së adoleshentëve LGBT.

Radcliffe po ashtu është  shfaqur edhe në shumë reklama të shërbimeve publike për dekurajimin e  homofobinë.

6. Selena Gomez

human Selena Gomez6

Selena Gomez ka ndërtuar një karrierë mjaft të begatë si aktore dhe këngëtare e muzikës pop dhe në ditët e sotme ajo është shumë e popullarizuar në mbarë botën. Jashtë punës së saj, Selena është e përfshirë në aktivitete filantropike përmes punës bamirëse dhe në çështje të ndryshme mjedisore dhe sociale.

Selena Gomez është ambasadorja më e re e Vullnetit të Mirë e UNICEF-it. Ajo realizoi një udhëtim për rritjen e ndërgjegjësimit për vuajten e njerëzve të Kongos dhe Ganës.

Joe Jonas dhe Selena Gomez kanë lansuar një qendër të madhe mediale në Spitalin e Fëmijëve në Pensilvani për llogari  të Fondacionit “Ryan Seacrest”.

Selena Gomez është një yll i vërtetë me zemër të artë!

7. Nick Cannon

human Nick Cannon7

Duke qenë një burri i përkushtuar dhe baba i binjakëve, Monroe dhe Moroccan, Nick Cannon ia arrin të gjejë kohë edhe për bamirësi. Ai ishte nikoqir dhe realizues i emisionit Nickelodeon’s HALO, i cili paraqet fëmijët të cilët ndihmojnë njerëzit e tjerë.

Ai është gjithashtu prezantues i ngjarjes treditore “Lodra për fëmijë të vegjël” dhe gjithashtu ishte drejtues në “Çrrënjose Urinë”.

Nick Cannon i do fëmijët, prandaj ai është gjithmonë i gatshëm t’i ndihmojë fëmijët e varfër.

8. Brad Pitt dhe Angelina Jolie

human Brad-Pitt-Angelina-Jolie8

Me gjithë orarin e tyre të ngarkuar dhe shumë fëmijët për t’u kujdesur për ta, Brad dhe Angelina gjithmonë kanë kohë për çështje të denja.

Ata kanë qenë të përfshirë në organizata bamirësie edhe para se të martoheshin. Jolie-Pitt kanë lansuar Fondacionin “Maddox Jolie-Pitt” që synon në radhë të parë mbrojten e burimeve natyrore dhe eleminimin e  varfërinë.

Ata po ashtu kanë dhënë miliona dollarë për  shumë organizata në gjithë botën.

9. George Clooney

en–cloone

Nuk ka dyshim se George Clooney është yll me zemër të mirë, i cili është arrestuar nga policia sudaneze për mosbindje civile, derisa avokonte për të drejtat e njeriut në Sudan.

Ai gjithashtu dhuron shumë para për Fushatën e Bono-s, ONE.

Përveç kësaj, ai ka shkruar një artikull prekës për Washington Post ku bën thirrje për sanksione kundër regjimit politik të Sudanit.

10. Ellen Degeneres

human Ellen Degeneres10

Ellen DeGeneres është një nga të famshmet më dashamirëse. Duke qenë një adhuruese e kafshëve, ajo mbështet “The Gentle Barn”, shtëpi kjo për kafshët e keqtrajtuara.

Ajo gjithashtu ka filluar fushatën “Small Change” për dobi të “Feeding America” dhe dhuron shumë para për Kryqin e Kuq Amerikan dhe për fondacionin “Cure” të Susan G. Komen.

Siç mund ta shihni edhe vet edhe të famshmit mund të kenë zemër të artë, veprat e mira të të cilëve duhet të jenë inspirim për bamirësi për të tjerë të famshëm me zemër të ngrohtë, të cilët nuk janë të pakët. /NGJRYA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply