15 vendime seksuale të cilave duhet t’u përmbaheni në vitin 2015

Ja këto vendime të vitit të cilat nuk do të jenë të vështira t’u përmbaheni!

1. Mos u shtrini se po përjetoni orgazëm

Sa më parë që të merrni vendim, më mirë do të jetë. Thënë sinqerisht, nëse ai nuk di t’ju kënaqë, ndërkaq ju vetëm heshtni, problemi është tek ju. Mirëpo, nëse jeni e gatshme për të biseduar për atë se çka ju eksiton, ndërkaq ai nuk është i interesuar të marrë pjesë dhe të mësohet se si t’ju kënaqë, pa u hamendur fare braktiseni. Para se të ndërprisni lidhjen, thoni “Të lutem, bëhu më i mirë. Kjo kështu fare nuk ishte e mirë”, duke shpresuar që disa gjëra t’i ndryshojë kur të gjejë partneren tjetër.

cift keshill3

2. Mos pranoni qëndrimin e tij nëse ai nuk dëshiron të ulet poshtë

Nëse mundeni ju, atëherë gjithsesi edhe ai mundet. Nuk ka vend për diskutim.

3. Mos vishni asnjë pjesë të rrobave intime nëse nuk ju rrinë mirë

E kuptoni për cilat pjesë mendojmë. Madje edhe nëse askush nuk do të të shohë, kjo nuk do të thotë që nuk duhet ta vishni. Visheni për veten tuaj, do të ndiheni shkëlqyeshëm. Kjo është gjëja më e rëndësishme.

4. Merrni iniciativë kurdo që dëshironi të bëni seks

Kush thotë që duhet të uleni dhe të prisni nëse dëshironi diçka?

5. Thoni saktësisht se çka dëshironi të bëjë me ju.

Më mirë është që t’ia tregoni se çka dëshironi dhe çka ju eksiton se sa të prisni që ai t’jua lexojë mendimet, e pastaj të zemërohet sepse nuk mundet apo kupton që diçka nuk është si duhet. Kur t’i thoni për herë të parë atë, ai herën tjetër do ta bëjë me plotë dëshirë.

seks-keshilla1

6. Puthuni sa më shpesh

Jo “të puthemi pesë minuta dhe të kalojmë menjëherë në seks”, gjë që nganjëherë është në rregull, mirëpo vazhdojeni puthjen sa më shumë që mundeni. Ka qenë mrekulli edhe 15 minuta, madje edhe tani është kështu.

7. Zbuloni ku e keni pikën G

Nuk është edhe aq e vështirë. Është e dobishme ta zbuloni.

8. Mos u brengosni se si ju duket trupi gjatë seksit

Gjithmonë kini parasysh që duket absolutisht shkëlqyeshëm. Përse? Sepse akoma duhet të bëni seks me njerëzit të cilët mendojnë që dukeni absolutisht shkëlqyeshëm.

9. Merrni me vete prezervativët

Mos e prishni momentin e afshit kur të kuptoni që as ju as partneri nuk keni prezervativ. Gjithmonë duhet të keni një me vete, nuk dihet se në ç’situatë do të gjendeni.

plazhi seks3

10. Kujdesuni për vagjinën tuaj

Përcillni ndryshimet, nga sekreti, aroma, ndjenja nën gishta etj. Kini kujdes për higjienën dhe gjithmonë duhet të jeni në situatë që të dini se ç’po ju ndodh aty poshtë.

11. Bëni seks vetëm kur jeni e sigurt 100% se e dëshironi

Kur të arrijë momenti i aktit seksual kjo zakonisht ndodh shumë shpejt, andaj nuk keni edhe aq kohë që t’i bëni pyetje vetes “A është vërtet kjo që po dua?” Prisni disa momente dhe pastaj shkoni deri në banjë dhe përgjigjuni vetes sinqerisht. Seksi nuk duhet të jetë diçka që patjetër duhet të ndodhë. Seksi është kënaqësi.

12. Mos i flisni që po ju pëlqen diçka, nëse vërtet nuk është ashtu

Jo që nuk ju kënaq, por nuk është edhe aq shkëlqyeshëm. Natyrisht që dëshironi ta bëni partnerin të kënaqur dhe të lumtur, apo kur ju bën pyetje se a po ju kënaq, përgjigjja juaj do të duhej të ishte shumë e sinqertë. Qëllimi duhet të jetë që ta kënaqni njëri-tjetrin.

seks keshilla2

13. Mos u brengosni edhe aq shumë se a jeni në rregull aty poshtë

A ekziston person në botë i cili ka thënë “Kjo është e palejueshme, unë po kthehem në shtëpi.  Ditë e këndshme?” Jo, nuk ekziston. Për shkak që ata akoma dëshirojnë të bëjnë seks me ju. Nuk është e thënë që gjithmonë çdo gjë të jetë perfekte, mirëpo nuk duhet të injoroni kujdesin. Kini kujdes, por mos e ngarkoni shumë veten.

14. Mos u brengosni shumë lidhur me seksin me parterin e ri

Kurrë nuk do ta harroni se si gjëra të caktuara bëhen dhe çdo risi do ta kuptoni kalimthi. Përsëriteni këtë çdoherë kur do të vini në situatën që duhet të bëni seks me partnerin e ri.

15. Testohuni rregullisht

Mos u frikësoni që të shkoni në kontrolle të rregullta te gjinekologu. Testet e ndryshme, mostrat dhe ultrazëri mund t’ju ndihmojnë që zbuloni me kohë nëse diçka po ju ndodh. Kontrollet e rregullta zvogëlojnë shumë rrezikun nga sëmundjet, mirëpo është mirë edhe të dini kur ndërroni partnerin që çdo gjë është në rregull. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply