25 fakte interesante për Evropën që shumica e njerëzve nuk i dinë

Megjithë baticat e zbaticat e saj gjatë historisë, Evropa është përgjegjëse për pjesën më të madhe të shpikjeve teknologjike, kulturën dhe gjuhën që dominon botën sot. Ju sjellim në vazhdim fakte interesante për Evropën që shumica e njerëzve nuk i dinë!

25 – Evropa, teknikisht nuk është kontinent. Ndarja e saj nga Azia ishte në fakt ide e grekëve.

evropa fakte25

24 – Italianët nuk pinë kapuçino pas orës 11:00.

evropa fakte24

23 – Në Berlin ka më shumë restorante Doner Kebap se në Stamboll.

evropa fakte23

22 – Ndërtimi i Kishës Sagrada Familia në Barcelonë ka zgjatur më shumë se ndërtimi i piramidave (ndërtimi i kësaj kishe ka filluar në vitin 1882 dhe ende nuk ka përfunduar).

evropa fakte22

21 – Vendi më i vizituar në Evropë është Disneyland në Paris.

evropa fakte21

20 – Në Muzeun Britanik janë të ekspozuara vetëm 1% e artefakteve që në të vërtetë mbahen në këtë muze.

evropa fakte20

19 – Tualeti më i latë në Evropë gjendet në Mont Blanc në mbi 4.200 metra lartësi mbidetare!

evropa fakte19

18 – Shteti i Belgjikës ka rrjetin më të dendur hekurudhor në botë (113.8 km / 1.000 km2)

evropa fakte18

17 – Peruçica në Bosnjë është një nga xhunglat e fundit në Evropë. Po, Evropa ka xhungël!

evropa fakte17

16 – Bullgaria është shteti më i vjetër në Evropë dhe shteti i cili nuk e ka ndryshuar emrin e tij që nga viti 681 i erës sonë.

evropa fakte16

15 – 40% e popullsisë së Greqisë jetojnë në kryeqytetin e saj, Athinë.

evropa fakte15

14 – Në Islandë nuk ka asnjë mushkonjë.

evropa fakte14

13 – Epoka e Errët në Evropë ka zgjatur dy herë më shumë sesa koha që kur Shtetet e Bashkuara  janë komb.

evropa fakte13

12 – Rusia ka mbi 13.000 fshatra të pabanuara.

evropa fakte12

11 – 40% e sipërfaqes së tokës së Evropës i takon Rusisë.

evropa fakte11

10 – Ndërtimi i Kullës së Pjerrët të Pizës ka zgjatur më shumë se 200 vjet dhe ajo ende priret.

evropa fakte10

9 – Kruasanti (kifleja) është shpikur në Austri.

evropa fakte9

8 – Grenlanda është ishulli më i madh në botë

evropa fakt8

7 – Vetëm brenda një jave shkallët lëvizëse në metron e Londrës përshkojnë një gjatësi sa dy herë perimetri i  Tokës.

evropa fakt7

6 – Në aeroportin e Brukselit shiten më shumë çokollata sesa në çdo vend tjetër në botë.

evropa fakt6

5 – Në Evropë, Suedia ka më së shumti McDonalds për kokë banori.

evropa fakt5

4 – Falë përbindëshit Lochness, Skocia  çdo vit gjeneron 7 milionë euro nga turizmi.

evropa fakt4

3 – Nga Spanja në Afrikë mund të arrihet me traget vetëm për gjysmë ore.

evropa fakt3

2 – Qyteti me emrin më të gjatë në Evropë është Lanfairpwllgwyngyllgogerychwyrndrobwllllantysiliogogogoch në Uells.

evropa fakt2

1 – Lihtenshtajni është një shtet, i cili gjatë angazhimit të tij të fundit ushtarak në vitin 1866, kishte dërguar në Itali 80 ushtarë ndërsa ishin kthyer 81 ushtarë. Duket se në Itali kishin gjetur një mik. /NGJYRA.COM/

evropa fak1

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply