5 qytete të harruara (në të cilat është ndalur koha) – pjesa I

Po vazhdojmë me hulumtimin e qyteteve të lashta nga të cilat kanë mbetur vetëm gërmadha, por, megjithatë, mjaft të ruajtura që për një çast të ndiejmë të kaluarën dhe të kthehemi prapa në kohë për disa qindra vite madje edhe për mijëra vite…

5. Kartaga

qyteti i humbur1

I ndërtuar në Tunizinë e sotme, Kartaga (Carthage) është qytet i themeluar nga kolonët fenikas, i cili në kohë e vet është bërë forca e rëndësishme në Mediteran. Qyteti ka përjetuar shumë luftëra dhe sulme, ndërkaq romakët përfundimisht e kanë pushtuar dhe e kanë shkatërruar 146 vjet para erës së re.

Edhe pse romakët kanë shkuar nga shtëpia në shtëpi dhe kanë bërë krime të paimagjinueshme mbi popullatën e Kartagës, qytetin megjithatë e kanë rindërtuar dhe e kanë përfshirë në Perandorinë e tyre të Madhe.

Edhe një herë Kartaga është bërë njëri ndër qytetet më të rëndësishme të asaj kohe. Megjithatë, 698 vjet pas Pushtimeve të mëdha myslimane të rajonit, qyteti edhe njëherë është shkatërruar, ndërkaq nga ai kanë mbetur të ruajtura mirë gërmadhat të cilat për një çast mund të na kthejnë në famën e tij të madhe botërore.

4. Ciudad Perdida

qyteti i humbur222

Ciudad Perdida (spanjisht: ”Qytet i humbur”) është qytet i lashtë në Sierra Nevadë, Kolumbi, ndërkaq besohet se është themeluar rreth 800 vjet para erës së re.

Qyteti i humbur përbëhet nga një sërë tarracash të skalitura në male, rrugë me pllaka dhe nga disa  sheshe të rrumbullakëta.

Pjesëtarët e fiseve vendëse e kanë quajtur qyteti Teyun, ndërkaq ata gjithashtu besojnë që ky ka qenë një qendër e lashtë e paraardhësve të tyre.

Edhe pse nuk është tërësisht e qartë si dhe për ç’arsye është braktisur qyteti, përgjithësisht besohet që braktisja ka ndodhur gjatë pushtimeve spanjolle.

3. Skara Brae

qyteti i humbur3

I ndërtuar kryesisht në ishullin Orkney, Skoci, Skara Brae është një ndër vendbanimet e ruajtura nga koha e gurit në Evropë. Ka qenë i fshehur me qindra vjet, derisa një shtrëngatë e madhe nuk e zbuloi në vitin 1850 një qytet pothuajse të paprekur nën sipërfaqen e dheut.

Muret e gurta janë ruajtur relativisht mirë, sepse të gjitha banesat kanë qenë të mbushura me rërë pothuajse menjëherë pasi që është braktisur qyteti.

Duke pasur parasysh që nuk ka pasur drunj në ishull, mobiliet janë ndërtuar nga guri, për ç’arsye edhe ka mbijetuar deri në ditët e sotme. Skara Brae ka qenë i populluar rreth viteve 3180 – 2500 para  erës së re. Pas ndryshimit të klimës, është bërë shumë i ftohtë dhe i lagësht, ndërkaq besohet që me siguri është braktisur për shkak të ndryshimit të klimës.

2. Memfis

qyteti i humbur4

Memfisi, i themeluar rreth vitit 3100 para erës së re, është qytet legjendar mbretit Menes, i cili ka bashkuar Egjiptin e Sipërm dhe Egjiptin e Poshtëm.

Në fillim, qyteti ka qenë fortifikatë nga e cila Menesi ka kontrolluar rrugët e rëndësishme tregtare, ujin dhe tokën midis Egjiptit të Sipërm dhe Deltës. Deri në dinastinë e tretë, Memfisi është bërë qytet dukshëm i madh.

Si edhe shumë qytete të asaj periudhe, edhe Memfisi ka “gostitur” shumë pushtues, duke përfshirë nubijët, asirët, persët dhe Aleksandrin e Madh. Ka humbur rëndësinë si qendër religjioze gjatë ngritjes së krishterimit, pastaj edhe gjatë ngritjes së islamit, andaj përfundimisht është braktisur pas pushtimit mysliman të Egjiptit në vitin 640.

Gërmadhat e njohura të tij janë ruajtur duke përfshirë edhe tempullin Ptah, pallatin mbretëror dhe statujën e madhe të Ramzesit II, e cila gjendet në afërsi të piramidës Saqqara.

1. Caral

qyteti i humbur5

Carali është vendbanim i madh, përkatësisht njëri ndër qytetet më të lashta të humbura në Amerikë, i cili gjendet në luginën Supe, afër Supeas në provincën peruane Barranca. Ka qenë i populluar midis viteve 2600 dhe 2000 para erës së re.

Caralin e kanë populluar më shumë se 3.000 banorë, gjë që e bën njërin ndër qytetet më të mëdha të civilizimit Norte Chico. Në qytet gjendet sipërfaqja qendrore publike me gjashtë platforma të mëdha të radhitura rreth sheshit të madh.

Të gjitha qytetet e humbura në luginën Supe janë të ngjashme me Caralin. Të gjitha kanë pasur platforma apo rrathë gurësh, ndërkaq besohet që pikërisht ky qytet ka qenë kryesori për civilizimin Norte Chico. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply