Alberobello, qyteti i jashtëzakonshëm në Itali

Alberobello është një qytet i vogël në provincën e Barit në Itali, i njohur për “shtëpitë unikate me kupola”, të cilat nga viti 1996 gjenden në Regjistrin e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Kjo qytezë, e cila ka rreth 11.000 banorë, aktualisht është cak i vizitave të turistëve të shumtë, të cilët vizitorët i kthen 200 vjet prapa në kohë, në periudhën e sundimit brutal feudal në këtë pjesë të Italisë.

Alberobello11

Ndërtesat e pazakonshme me kupola në Alberobello datojnë nga shekulli XVII, më saktësisht nga viti 1644, kur mbreti i Napolit i dërgonte mbledhësit tatimorë deri në rajonin e Apulias, në afërsi të kësaj qyteze.

Edhe pse ka qenë nën sundimin e spanjollëve, Mbretëria e Napolit në atë kohë ka qenë forcë e madhe në Itali, por edhe qyteti më i madh në tërë Evropën.

Alberobello6

Nga frika e Mbretërisë dhe e tatimeve të mëdha, kontit vendës Acquaviva i lind ideja që të krijojë lagjen e feudalëve e cila do të mund të rrënohej shpejt dhe sërish të ndërtohej, në mënyrë që t’u shmangeshin tatimeve.

Banorët shpejt filluan të ndërtojnë shtëpi pa material lidhës, ekskluzivisht nga copë gurësh gëlqerorë formash të parregullta nga fushat përreth, në formë karakteristike piramidash, me kulme kupolash apo konike të mbuluara me pllaka gurësh gëlqerorë.

Sipas nevojës, këto shtëpi kanë mundur të çmontoheshin shumë shpejt, ndërkaq kur tatimorët e mbretit largoheshin, ndërtoheshin sërish në vende të njëjta.

Alberobello7

Pas disa viteve të mbikëqyrjes feudale nga ana e kontit Acquaviva, banorët e Alberobellos më në fund arritën ta rrëzonin nga pushteti dhe të fitonin statusin mbretëror të qytetit nga Mbreti i Napolit.

Edhe pse më nuk ishin të detyruar të pasonin idenë e kontit për shtëpitë me kupola, banorët megjithatë kanë ruajtur stilin e ndërtimit deri në ditët e sotme.

Alberobello12

Shtëpi me kupola aktualisht mund të gjenden në disa pjesë të Gjermanisë, ku në shekullin XVIII janë ndërtuar si kasolle në vreshta, ndërkaq shtëpi të ngjashme mund të gjenden edhe në Kroaci, ku kanë shërbyer si strehimore barinjsh që nga parahistoria. /NGJYRA.COM/

Alberobello14 OLYMPUS DIGITAL CAMERA Alberobello5 Alberobello3 Alberobello10

 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply