Amerikanët kanë aeroplan edhe për ‘fundin e botës’

Mund të duket e pamundur, mirëpo SHBA-të kanë aeroplan special, të dedikuar për fundin e botës, apo siç njihet ndryshe Apokalipsa. Dhe jo një, por katër sish. Megjithatë, askush nuk dëshiron të flaës publikisht për këta aeroplanë…

Ky aeroplan duket sikur të ishte zyre fluturuese e presidentit të shtetit, respektivisht i ngjajshëm me aeroplanin standard presidencial, Air Force One – por dallimi është se ai do të  ishte në gjendje ta mbronte njeriun e parë të SHBA-ve edhe nëse do të zhvillohej një luftë nukleare.

Ja çfarë dihet për këtë aeroplan:

Bëhet fjalë për aeroplanin 747 të adaptuar, të quajtur E-4B “National Airborne Operations Center”, në të cilin thuhet se ishte presidenti amerikan pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Në video-materialin e mëposhtëm mund të shihni si është dukur brendia e aeroplanit, para se ai të renovohej.

Ky aeroplan, sipas raporteve mediale, është në gjendje të përballojë sulmet nukleare, goditjet e asteroidëve dhe sulmet terroriste, si dhe të fluturojë me ditë të tëra pa pasur nevojë për mbushje me karburant.

Megjithatë, lubrifikimi i motorit duhet të bëhet në tokë dhe ky aeroplan mund të fluturojë “vetëm” shtatë ditë.

Me zhguallin e posaçëm me të cilin është i mveshur, aeroplani është i mbrojtur nga rrezatimi, ndërsa posedon edhe 67 antena satelitore dhe transmetues të ndryshëm, si dhe  teknologjinë më të përsosur.

Aeroplani përbëhet prej tri nivelesh, ndërsa brenda tij mund të akomodohen 112 persona.

Ky aeroplan, siç raportojnë mediat, është blerë qysh në kohën e presidentit Ronald Reagan, në vitet e 80-ta, kur kishin ndodhur dhe “dridhjet” e fundit të Luftës së Ftohtë.

Mbështetësit e komploteve thonë se mu nga ky aeroplan janë drejtur sulmet e 11 shtatorit. Ndërkaq, ushtria dhe zyrtarët e lartë të SHBA-ve nuk pëlqejnë të flasin për të, kështu që informatat rreth tij mbesin të cunguara dhe të nivelit të thashethemeve.

Sidoqoftë, në përvjetorin e sulmeve terroriste mbi SHBA-të, ishte ish-sekretari për media I presidentit George Bush, Ari Fleischer, që në Twitter ka shkruar fjalët: “Ja si duket aeroplani i fundit të botës. Ndjenjë rrënqethëseishte ta shihje, sidomos atë ditë”, raporon News i Australisë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply